Shqipëria Postuar më 5 Gusht 2026, 17:22

Në nëntor Shqipëria pjesë e pagesave të shpejta TIPS, Guvernatori Sejko: Fitojmë kohë dhe para

Nga SCAN TV

Në nëntor Shqipëria pjesë e pagesave të shpejta TIPS,

Në muajin nëntor Shqipëria hedh hapin e fundit në integrimin e plotë në sistemin europian të pagesave. Këtë e bëri të ditur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në komunikimin e tij mujor me mediat. Sipas guvernatorit Sejko, biznesi dhe qytetarët, me anë të pagesave të shpejta, fitojnë kohë dhe kursejnë të ardhura të konsiderueshme.

“Banka e Shqipërsië pas implementimit të sistemit SEPA po punon së bashku më Bankën Qëndrore të Italisë dhe BQE për implemnetimin edhe të sistemit TIPS, që është një klon i atij Italian. Me këtë hap që përfundon në nëntor ne do të jemi plotësisht të integruar në sistemet europiane të pagesave, duke kursyer kohë dhe para. Sikur vetëm gjysma e pagesave të kalojnë në systemin TIPS individët kursejnë gjysmë miliardi lekë kurse bizneset kursejnë 1 miliardë lekë në vit. Kjo shkon gjithashtu në një linjë me objektivin tonë për formalizimin e ekonomisë”, tha guvernatori Sejko.

Duke folur për zhvillimet e tremujorit të dytë të këtij viti në ekonominë dhe financat e vendit Guvernatori theksoi rritjen e inflacionit mbi objektivin e Bankës. Sejko përmendi edhe shkaqet kryesore që kanë çuar në shtrenjtimin e çmimeve.

“Rritja e çmimit të naftës dhe të nënprodukteve energjetike në tregjet e huaja pati efekte që janë zbutur pjesërisht nga forcimi i lekut. Ndërkohë në zhvillimet e brendshme përveç çmimit të qirave, rritjet e tjera kanë qenë të pritshme. Politika monetare e BSH ka ndikuar që inflacioni të jetë shumë pranë objektivit të saj”, theksoi Sejko.  

Guvernatori bëri gjithashtu një panoramë të rritjes së ekonomisë dhe të treguesve të tjerë financiarë. Pavarësisht rritjes së çmimeve, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë e ka parë të arsyeshme që ende është herë për të ndërhyrë në normën bazë të interesit, dhe e ka lënë atë në nivelin aktual prej 2.5 për qind.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat