A po i shkruan gjenerata Z rregullat e punës? - Hasalla: Brezat e rinj po ndryshojnë pritshmëritë ndaj kompanive shqiptare

Të rinjtë e brezit Gen Z dhe millennials po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi qëllimit dhe kuptimit që u jep puna e tyre. Për shumë prej tyre, një vend pune nuk lidhet vetëm me pagën, por edhe me ndikimin që mund të ketë në shoqëri. Por a po ndryshojnë pritshmëritë e të rinjve ndaj punëdhënësve krahasuar me brezat e mëparshëm?
Gertjana Hasalla Eksperte Punësimi: “Realisht shikojmë një ndryshim shumë të madh në mënyrën sesi të rinjtë e mendojnë dhe e shikojnë punën. Dhe kur themi të rinj, flasim gjithmonë për këtë gjeneratën Z, sepse është një gjeneratë e rëndësishme, është e ardhmja e punësimit. Nuk janë të gatshëm të pranojnë orë të gjata në punë, nuk janë të gatshëm të pranojnë shfrytëzimin. Duan një pagesë e cila është e kënaqshme për të përballuar koston e jetesës dhe duan të kalojnë më shumë kohë në një ambient demokratik pune sesa në një ambient që është autoritar pune. Ky është besoj një ndryshim i jashtëzakonshëm mes brezave, sepse brezat e mëparshëm të prindërve tanë ose të gjyshërve, kanë qenë gjithmonë të gatshëm të pranojnë edhe kushte më të vështira thjesht për të siguruar jetesën. Ndërkohë që ne shikojmë që të rinjtë sot, dhe këto janë statistika të dhëna për Shqipërinë, por dhe për gjithë rajonin, zgjedhin të ndryshojnë punë nëse nuk ndihen mirë në punën në të cilën ndodhen. Dhe këtë e bëjnë në mënyrë të shpeshtë. Shpeshherë themi dhe mendojmë që duhet të qëndrosh të paktën një vit në një vend pune në të cilin ti realisht kupton si funksionon edhe të ndjesh nëse mund të qëndrosh gjatë në të ose jo. Por shikojmë që të rinjtë e gjeneratës Z zgjedhin të qëndrojnë disa muaj në një punë dhe pastaj shkojnë në një punë tjetër sepse nuk arrijnë të gjejnë kushte të mira pune, nuk gjejnë shefa ose le të themi persona që janë demokratikë në zgjedhjet që bëjnë brenda vendit të punës dhe paga nuk është gjithmonë e kënaqshme. Dhe duhet të kemi parasysh gjithmonë që sidomos të rinjtë, fakti që po largohen kaq shumë do të thotë që puna, që është faktori numër një, nuk po i ndihmon të qëndrojnë në Shqipëri. Dhe nëse nuk i ndihmon puna, atëherë nuk mund t'i bëjë asgjë tjetër.”
Sipas të dhënave të raportit të Deloitte për gjeneratën Z dhe Millenials për vitin 2025, rreth 89% e Gen Z dhe 92% e millennials thonë se të pasurit e një qëllimi në punë është i rëndësishëm për motivimin, angazhimin dhe mirëqenien e tyre.
Kjo tregon se brezat e rinj po kërkojnë gjithnjë e më shumë role që u japin mundësinë të kontribuojnë përtej detyrave të përditshme. Por sa të përgatitura janë kompanitë shqiptare për këtë gjeneratë?
“Shpesh kam dëgjuar nga punëdhënësit, të cilët kanë ankesa në lidhje me gjeneratën Z, për mënyrën sesi ata sillen në vendin e punës, për etikën e punës, për komunikimin e çdo gjë tjetër. Nuk mund të themi që janë të përgatitura. Sidomos institucionet që janë pak ndoshta më të ngurta, kanë rregulla për të ndjekur, e kanë pak të vështirë të punojnë me këtë brezin e ri i cili kërkon më shumë liri, kërkon një ambient më demokratik. Kompanitë që janë të huaja dhe zakonisht ato që drejtohen nga të huajt janë gjithmonë më të hapura për ta mirëpritur këtë ndryshim që sjellin të rinjtë, për të mirëpritur të rinjtë që kanë mendime ndryshe dhe që duan të kontribuojnë më shumë. Por nuk janë 100% të përgatitura, kjo është pak e sigurt, por është mirë që të fillojnë të mendojnë për këtë, sepse e ardhmja e punës janë të rinjtë.”
Kjo prirje po ndryshon gradualisht edhe pritshmëritë ndaj punëdhënësve, duke i shtyrë kompanitë të fokusohen më shumë tek kultura e punës, misioni i organizatës dhe ndikimi që krijojnë në komunitet.
Shqipëria, investitori i tretë në Kosovë/ Kapitali nga vendi ynë rrit praninë, investimet kalojnë 100 milionë euro në 2025
Investimet e huaja direkte në Kosovë shënuan një nivel rekord në vitin 2025, duke arritur në 1.03 miliard euro. Brenda këtij fluksi të përgjithshëm kapitali,......
Rritet me mbi 7 lekë çmimi i naftës! - Nga 182 lekë/litër deri në 189 lekë/litër. Tregu nën vëzhgim nga Konkurrenca
Konflikti në Lindjen e Mesme po reflekton me shpejtësi në tregun shqiptar. Këtë të premte, çmimi I naftës ka pësuar sërish rritje. Në shumicën e pikave të......
Kryeadministratorja e AAPSK në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues të projektit “EU4LawEnforcement in Albania”
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë sot në mbledhjen e parë të......
Pagat, sa tatim paguan shqiptarët në 2025-ën? - Nivel rekord, 529 milionë euro shtesë në buxhet në 10 vite
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 825 milionë euro tatim mbi pagat dhe të ardhurat e krijuara nga qiratë afatgjatë dhe ato përmes platformave “Booking” dhe......
Mbështetje për sipërmarrjen e grave - Ministrja Ibrahimaj: Bonus 5% në grantet për startup-et e grave
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bën të ditur se thirrja e grantit 2026 për startup-et parashikon një bonus prej 5% mbi pikët e......
Shqipëria ngjitet në renditjen globale të lirisë ekonomike/ Vendi kryeson rajonin dhe disa ekonomi të rëndësishme në Europë
Shqipëria është renditur në vendin e 46-të në botë për sa i përket indeksit të lirisë ekonomike të publikuar nga Heritage Foundation. Sipas këtij raporti,......
Ministrat betohen përpara Presidentit - Nisin zyrtarisht nga puna 7 anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar
Pas marrjes një ditë më parë të votëbesimit nga Kuvendi, shtatë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan të premten përpara Presidentit të......
Si është mbyllur kjo javë e ‘trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u blerë këtë......


