Shqipëria, investitori i tretë në Kosovë/ Kapitali nga vendi ynë rrit praninë, investimet kalojnë 100 milionë euro në 2025

Investimet e huaja direkte në Kosovë shënuan një nivel rekord në vitin 2025, duke arritur në 1.03 miliard euro. Brenda këtij fluksi të përgjithshëm kapitali, Shqipëria renditet ndër investitorët më të rëndësishëm.
Në renditjen e shteteve sipas vlerës së investimeve gjatë vitit 2025, Gjermania mban vendin e parë me 268.7 milionë euro investime në Kosovë. Pas saj renditet Zvicra me 223.9 milionë euro, ndërsa Shqipëria zë vendin e tretë me 103.6 milionë euro investime. Kjo e pozicionon Shqipërinë përpara disa ekonomive të mëdha që tradicionalisht kanë qenë investitorë të rëndësishëm në Kosovë.
Në raport me totalin e investimeve të huaja direkte në Kosovë gjatë vitit 2025, investimet nga Shqipëria përbëjnë rreth 10% të totalit, një peshë dukshëm më e madhe krahasuar me vitet e mëhershme. Kjo tregon një rritje të rolit të kapitalit shqiptar në ekonominë e Kosovës dhe një intensifikim të lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.
Nëse krahasohet me periudhat më të hershme, rritja është edhe më e dukshme. Në vitin 2007, investimet shqiptare në Kosovë ishin vetëm 3.4 milionë euro, ndërsa në 2008 u rritën në 21.9 milionë euro dhe në 2009 në 23.3 milionë euro. Në vitet pasuese investimet luhateshin kryesisht midis 10 dhe 20 milionë eurove, si në vitin 2010 me 20.3 milionë euro dhe në 2011 me 11.2 milionë euro.
Një rritje më e ndjeshme filloi të shfaqet në mesin e dekadës së kaluar. Në vitin 2015, investimet shqiptare arritën në 40.1 milionë euro, ndërsa në 2016 u regjistruan 28.6 milionë euro. Megjithatë, në 2017 pati një rënie të theksuar në 2.4 milionë euro, duke qenë një nga nivelet më të ulëta të investimeve shqiptare në Kosovë gjatë periudhës së analizuar.
Pas vitit 2020 trendi i investimeve shqiptare ndryshon ndjeshëm në kahun rritës. Në 2020 investimet arritën në 39.8 milionë euro, ndërsa në 2021 u rritën në 50.4 milionë euro. Rritja vazhdoi edhe në vitet pasuese, me 47.3 milionë euro në 2022, 64.5 milionë euro në 2023 dhe 89 milionë euro në 2024.
Kulmi i këtij trendi arrihet në 2025, kur investimet e Shqipërisë në Kosovë arrijnë në 103.6 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Rritet me mbi 7 lekë çmimi i naftës! - Nga 182 lekë/litër deri në 189 lekë/litër. Tregu nën vëzhgim nga Konkurrenca
Konflikti në Lindjen e Mesme po reflekton me shpejtësi në tregun shqiptar. Këtë të premte, çmimi I naftës ka pësuar sërish rritje. Në shumicën e pikave të......
Kryeadministratorja e AAPSK në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues të projektit “EU4LawEnforcement in Albania”
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë sot në mbledhjen e parë të......
Pagat, sa tatim paguan shqiptarët në 2025-ën? - Nivel rekord, 529 milionë euro shtesë në buxhet në 10 vite
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 825 milionë euro tatim mbi pagat dhe të ardhurat e krijuara nga qiratë afatgjatë dhe ato përmes platformave “Booking” dhe......
Mbështetje për sipërmarrjen e grave - Ministrja Ibrahimaj: Bonus 5% në grantet për startup-et e grave
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bën të ditur se thirrja e grantit 2026 për startup-et parashikon një bonus prej 5% mbi pikët e......
Shqipëria ngjitet në renditjen globale të lirisë ekonomike/ Vendi kryeson rajonin dhe disa ekonomi të rëndësishme në Europë
Shqipëria është renditur në vendin e 46-të në botë për sa i përket indeksit të lirisë ekonomike të publikuar nga Heritage Foundation. Sipas këtij raporti,......
Ministrat betohen përpara Presidentit - Nisin zyrtarisht nga puna 7 anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar
Pas marrjes një ditë më parë të votëbesimit nga Kuvendi, shtatë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan të premten përpara Presidentit të......
Si është mbyllur kjo javë e ‘trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u blerë këtë......
Ekonomia globale, e “varur” nga Hormuzi - Rreth 25 mld USD mallra të bllokuara në ngushticë
Sulmi ushtarak amerikano-izraelit ndaj Iranit ka ndërprerë transportin detar tregtar në Gjirin Persik, një burim kyç i karburantit dhe produkteve të naftës.......


