“Studentët, akses të kufizuar në financë” - Tafa: Ka disa produkte të dizenjuara për ta, por edhe ndërgjegjësimi financiar është i ulët
Aksesi i studentëve në financë mbetet i kufizuar. Pavarësisht se bankat tregtare ofrojnë disa produkte financiare posaçërisht për ta, ndërgjegjësimi mbi ekzistencën e këtyre produkteve është i ulët.
Kështu është shprehur pedagogia Besarta Tafa në një intervistë për Televizionin Scan, e cila u shpreh se institucionet e arsimit të lartë kanë luajtur rol të rëndësishëm në ndërgjegjësimin e studentëve për ekzistencën e disa produkteve, si për shembull kredisë studentore, si dhe përfitimeve që kjo kredi ofron.
“Mund të themi që studentët në Shqipëri kanë një akses të kufizuar në financë, disa prej tyre mund të kenë një llogari bankare, mund të përdorin një kartë debiti ose një aplikacion bankar, por aksesi i tyre në produkte financiare të mirëfillta të dizenjuara për moshën e tyre, është i kufizuar. Duke qenë se shumica e tyre mbështeten ekonomikisht nga familja, ata nuk kanë një akeses shumë të madh në tregun financiar, në produktet që ai ofron”, tha Tafa.
Megjithatë, sipas saj bashkëpunimi midis bankave dhe universiteteve duhet të thellohet akoma më tej, me qëllim që të ofrohen produkte financiare më të larmishme për studentët, të shoqëruara gjithashtu me një fushatë ndërgjegjësimi.
“Së pari, është shumë i nevojshëm një bashkëpunim i thelluar mes universiteteve dhe sistemit bankar, në mënyrë që t'i ofrohen studentëve produkte financiare ose paketa produktesh financiare të dizenjuara posaçërisht për moshën e tyre dhe nevojat e tyre, por nga ana tjetër kjo duhet të mbështetet edhe nga një infrastrukturë e arsimit financiar të thelluar që do t'i mundësojë studentëve të kenë njohuri mbi termat bazë financiarë dhe më pas mbi mënyrën se si të aksesojnë tregun financiar me të gjitha produktet që ai ofron”, u shpreh Pedagogia.
Përfshirja financiare e studentëve është shumë e rëndësishme, me qëllim që ata të kenë qasje dhe të përdorin produkte apo shërbime financiare të përballueshme që plotësojnë nevojat e tyre.

Cilat janë kostot e riciklimit drejt tregut europian? - Baltëza: Problem ndarja e mbetjeve në burim, ligji ekziston që në 1995
Sektori i riciklimit në Shqipëri mbetet një nga sektorët që has vështirësi në përmbushjen e standardeve të BE. Në një intervistë për Scan Tv, një ndër......

Prezantohet struktura dhe zv/kryetarët e rinj të Bashkisë Fier - Zv/kryeministrja, Belinda Balluku: Qytetarët, më afër administratës lokale
Tashmë Bashkia e Fierit ka një strukturë të re, si dhe katër nënkryetarë të rinj. Në prezantimin e tyre ishte e pranishme zv/kryeministrja, njëherësh......

Komisioneri Dervishi: Rritje e ndjeshme e transparencës, ligji i ri për të dhënat personale forcon më tej mbrojtjen!
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, paraqiti sot në Komisionin e për të Drejtat e Njeriut dhe......

Njoftimet për debitorët e taksave vendore në e-albania - Synohet më shumë transparencë dhe efikasitet
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore bën me dije se tashmë njoftimet dhe kërkesat për pagesë që u drejtohen debitorëve nuk do të dërgohen......

Shpallen fituesit e çmimit “Nobel” në mjekësi - Brunkow, Ramsdell dhe Sakaguchi për "zbulimet në tolerancën imunitare periferike"
Shkencëtarët Mary Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi fituan Çmimin Nobel për Fiziologji ose Mjekësi 2025 për "zbulimet e tyre në lidhje me......

Kritere të reja për produktet me ndikim në energji - Synohet kursimi dhe ulja e emetimeve, përjashtohen automjetet
Çdo produkt me ndikim në energji duhet të përmbushë kërkesat e projektimit ekologjik, të kenë markimin me shenjën CE si dhe deklaratën e konformitetit.......

Nis viti i ri akademik 2025-2026 - Kumbaro: Koha të rishikojmë ligjin e arsimit të lartë
Nisi këtë të hënë viti I ri akademik 2025-2026 në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend, me 19,671maturantë të regjistruar deri më tani.......

Si do ndikonte zhvlerësimi i lekut në borxhin publik? - Skenarët/ Ndryshim 15-30% e kursit të këmbimit
Mbiçmimi i lekut kundrejt euros që prej Janarit të vitit 2024 dhe në vijim ka sjellë përfitime sa i takon borxhit publik të qeverisë, duke e bërë atë më të......