SHBA do paguajë 725 USD milionë për OKB - Shifra përfaqëson rreth 20% të borxhit total prej 4 miliardë USD

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka informuar Kongresin se do t’i paguajë rreth 725 milionë dollarë Kombeve të Bashkuara, një veprim që ekspertët e cilësojnë si një hap të mirëpritur drejt pagesës së miliarda dollarëve detyrime.
Administrata amerikane e ka kritikuar organin global për mosrealizimin e potencialit të tij dhe ka shkurtuar fondet për shumë agjenci të OKB-së. Kur u pyet për pagesën e planifikuar, një zyrtar amerikan tha se çdo pagesë do të varet nga vazhdimi i reformave të organizatës dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë transferuar asnjë fond deri tani.
Alokimi i fondeve, i përmendur në një njoftim të Departamentit të Shtetit drejtuar Kongresit më 4 gusht, vjen përpara fjalimit të Presidentit Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, muajin e ardhshëm. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka deklaruar më herët se organizata përballet me një “kolaps të afërt financiar”, për shkak të kontributeve të papaguara nga shtetet anëtare.
“Gjatë gjashtë muajve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë arritur reforma historike në të gjithë OKB-në, reforma që prej kohësh janë konsideruar të pamundura, duke përfshirë shkurtimin e parë të vërtetë të buxhetit në historinë e OKB-së, që rezultoi në gati një miliard dollarë”, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit, duke iu përgjigjur pyetjeve të Reuters në lidhje me pagesën.
Shifra prej 725 milionë dollar përbën më pak se 20% të totalit prej më shumë se 4 miliardë dollarëve, që SHBA i detyrohet OKB-së. Megjithatë, Uashingtoni ka deklaruar se shifra totale është shumë më e ulët dhe se ka bërë disa pagesa.
Sipas Nenit 19 të Kartës së OKB-së, një shtet anëtar humbet të drejtën e votës në Asamblenë e Përgjithshme nëse detyrimet e prapambetura tejkalojnë dy vjet në tarifat vjetore. SHBA është kontribuesi më i madh në buxhetin e OKB-së, por nën administratën Trump ka refuzuar të bëjë pagesa të detyrueshme për buxhetet e rregullta dhe ato paqeruajtëse dhe ka shkurtuar fondet për agjencitë e tjera të OKB-së.
Si i ndryshoi reforma kapacitetet financiare të bashkive? - Raporti/ U thellua diferenca midis njësive. Burimet njerëzore, “sfidë” për shërbimet
Reforma administrativo-territoriale e vitit 2014 vlerësohet të ketë pasur një ndikim të fortë pozitiv në rritjen e kapaciteteve financiare të......
500 milionë lekë për shëtitoren Himarë-Potam/ Projekti, parashikohen pika panoramike e hapësira të gjelbra
Bashkia Himarë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e pedonales Spile-Saraçinko me fond limit 500 mln lekë. Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit......
Sigurimi i jetës, më shumë detyrim se zgjedhje - AMF: Pjesa dërrmuese e primeve lidhet me kreditë bankare dhe mikrofinanciare
Shqiptarët e sigurojnë jetën vetëm kur janë të detyruar. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se 83% e primeve të......
Çfarë ka ndodhur këtë fillim jave në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë javë në vlera negative dhe në pozicion të dobët përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 78.6 lekë dhe është......
Danubi, nivele rekord të ulëta në Hungari - Ndërpritet transporti ujor. Rritet frika për dëme të konsiderueshme ekonomike
Një valë e zgjatur e të nxehtit dhe thatësira e rëndë këtë verë kanë bërë që lumi Danub të arrijë nivele rekord të ulëta në Hungari, duke ndërprerë......
SHBA, gati ofensivën e madhe financiare - Irani kërcënon të ndalë të gjitha eksportet e naftës
SHBA-të kërcënuan Iranin me atë që e quajtën "ofensiva më e madhe financiare e ndërmarrë ndonjëherë", ndërsa vendi përgatitej të zbatonte sanksione ekonomike......
25% e makinave në Evropë janë elektrike - Franca dhe Gjermania nxitën rritjen në korrik
Regjistrimet e automjeteve elektrike me bateri në Evropë vazhduan të rriten në korrik, duke përbërë më shumë se një në katër njësi të reja të shitura. Rritja......
Më shumë të rinj pa punë dhe pa arsim profesional - Perspektivë e pasigurt për të ardhmen në Gjermani
Dhjetë për qind e të rinjve të moshës 20 deri në 24 vjeç në Gjermani nuk ishin as të punësuar dhe as në ndonjë program arsimi apo trajnimi gjatë vitit 2025.......

