Shqipëria Postuar më 24 Gusht 2026, 10:43

Çfarë ka ndodhur këtë fillim jave në tregun valutor?

Nga Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur këtë fillim jave në tregun valutor?

Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë javë në vlera negative dhe në pozicion të dobët përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 78.6 lekë dhe është shitur me 79.8 lekë në raport me javën ë lamë pas.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane nuk e ka nisur javën pozitivisht edhe pse jo më ndryshime të theksuara të kuotës duke u blerë këtë të hënë me 92 lekë dhe duke u shitur me 92.8 lekë në raport me javën e shkuar.

Franga zvicerane gjithashtu duket të ketë humbur pikë gjatë fundjavës për ta nisur këtë javë në rënie teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 98 lekë dhe është shitur me 99 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ndërkaq është valuta e vetme që e nis këtë javë pozitivisht duke fituar pikë mëngjesin e kësaj të hëne teksa është blerë sot krahasuar me një javë më parë me 107.2 lekë dh është shitur me 108.4 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat