Sigurimi i jetës, më shumë detyrim se zgjedhje - AMF: Pjesa dërrmuese e primeve lidhet me kreditë bankare dhe mikrofinanciare

Shqiptarët e sigurojnë jetën vetëm kur janë të detyruar. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se 83% e primeve të shkruara bruto të të gjitha llojeve të sigurimit të jetës shkojnë për sigurimin e jetës së debitorit. Pra, ata që sigurojnë jetën, janë personat që marrin kredi në banka apo institucione mikrofinanciare të licensuara, për efekt mbrojtje nga rreziku i pamundësisë së mosshlyerjes së kredisë në rast se vdesin.
Sipas statistikave, kompanitë e sigurimit arkëtuan 1.1 miliardë lekë nga sigurimi i jetës së debitorit për periudhën janar-korrik 2026, gati 9% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në momentin e vendosjes së një marrëdhënie kredie me bankën, klienti duhet që të paguajë gjithashtu edhe për sigurimin e jetës së tij. Në kushtet kur kredia e dhënë për individët po rritet nga viti në vit, bashkë me të po shtohet edhe ky lloj sigurimi, vetëm e vetëm që në momentin e humbjes së jetës, kompania e sigurimit t'i garantojë bankës pagesën e shumës së pakthyer të kredisë.
Por çfarë ndodh me produktet e tjera të sigurimit të jetës?
Sigurimi i jetës me kursim dhe Flexi Plan janë dy llojet e tjera të sigurimit që zgjidhen më tepër nga shqiptarët, pas atij të debitorit. Me paketat e sigurimit të jetës me kursim, siguroni jetën e kurseni një shumë parash të cilën e përcaktoni vetë. Jeta me kursim zë 5% të të gjithë totalit të primeve të shkruara bruto të sigurimit të jetës, ndërsa Flexi Plan rreth 3%. Flexi Plan garanton mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe ndërhyrjet kirurgjikale.
Po ashtu, edhe sigurimi i jetës së kombinuar që përfshin një pagesë 100% të shumës së sigurimit për familjarët, në formën e një shume të vetme dhe të menjëhershme, nëse i siguruari humb jetën brenda periudhës së sigurimit, zë 3% të të gjithë totalit të primeve.
6 produkte sigurimi të jetës si sigurimi i anuitisë, sigurimi i martesë-lindjes, i vetëm i lindjes ose vetëm martesës, administrimi i fondeve kolektive dhe sigurimi i jetës i lidhur me fonde të investimit, rezultojnë me 0 prime, që nënkupton se shqiptarët nuk kanë aspak interes për këto produkte që ofrohen në treg.
Gjatë 7 muajve të këtij viti, primet totale të arkëtuara nga sigurimi i jetës arritën në 1.4 miliardë lekë, rreth 6% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Çfarë ka ndodhur këtë fillim jave në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë javë në vlera negative dhe në pozicion të dobët përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 78.6 lekë dhe është......
Danubi, nivele rekord të ulëta në Hungari - Ndërpritet transporti ujor. Rritet frika për dëme të konsiderueshme ekonomike
Një valë e zgjatur e të nxehtit dhe thatësira e rëndë këtë verë kanë bërë që lumi Danub të arrijë nivele rekord të ulëta në Hungari, duke ndërprerë......
SHBA, gati ofensivën e madhe financiare - Irani kërcënon të ndalë të gjitha eksportet e naftës
SHBA-të kërcënuan Iranin me atë që e quajtën "ofensiva më e madhe financiare e ndërmarrë ndonjëherë", ndërsa vendi përgatitej të zbatonte sanksione ekonomike......
25% e makinave në Evropë janë elektrike - Franca dhe Gjermania nxitën rritjen në korrik
Regjistrimet e automjeteve elektrike me bateri në Evropë vazhduan të rriten në korrik, duke përbërë më shumë se një në katër njësi të reja të shitura. Rritja......
Më shumë të rinj pa punë dhe pa arsim profesional - Perspektivë e pasigurt për të ardhmen në Gjermani
Dhjetë për qind e të rinjve të moshës 20 deri në 24 vjeç në Gjermani nuk ishin as të punësuar dhe as në ndonjë program arsimi apo trajnimi gjatë vitit 2025.......
Bulmeti i huaj po mbush tregun/ Nga qumështi te vezët, fatura që Shqipëria paguan po qëndron në nivele historike
Nga qumështi te djathi, vezët dhe mjalti, fatura që Shqipëria paguan për produktet e sjella nga jashtë po qëndron në nivele historikisht të larta. Vetëm në......
Shqipëri vs Europë, ku u rritën më shumë çmimet? Nga 0.3% në Suedi te 8.2% në Rumani, Shqipëria ndalet në 3.4%
Rritja e çmimeve në Shqipëri u përshpejtua gjatë korrikut, duke e çuar inflacionin mbi mesataren e Bashkimit Europian. Sipas Indeksit të Harmonizuar të......
Fluksi në sezonin veror, Beja inspektim në Qafë Botë dhe Tre Urat/ “Shërbim sa më efikas për udhëtarët dhe bizneset”
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, vijoi vizitat në terren me inspektimin e Degëve Doganore Qafë Botë dhe Tre Urat, me fokus të veçantë te......

