Njoftimet për debitorët e taksave vendore në e-albania - Synohet më shumë transparencë dhe efikasitet
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore bën me dije se tashmë njoftimet dhe kërkesat për pagesë që u drejtohen debitorëve nuk do të dërgohen më vetëm përmes postës fizike, por janë bërë të aksesueshme edhe në mënyrë elektronike, përmes portalit e-Albania.
Sipas njoftimit zyrtar, ky proces synon të rrisë ndjeshëm transparencën, të lehtësojë aksesin në informacion dhe të kursejë kohë për individët dhe bizneset, me qëllim që çdo debitor të informohet sa më shpejt për detyrimet e tij.
Njoftimi gjendet në rubrikën “Dokumentet e Mia” në e-Albania, si nga profili i biznesit, ashtu edhe nga profili i individit, për pronarët e njësive tregtare.
Shërbimi elektronik "Taksat dhe tarifat vendore - Bashkia Tiranë", mundëson për bizneset dhe qytetarët, të cilët zotërojnë pasuri ose ushtrojnë aktivitet ekonomik në territorin e Bashkisë së Tiranës, që të kenë qasje të drejtpërdrejtë dhe në kohë reale për vlerën e përditësuar të detyrimeve të tyre vendore, duke përfshirë penalitetet përkatëse në rast të mospagesës në kohë të këtyre detyrimeve.
Ky shërbim ofron informim të menjëhershëm mbi detyrimet vendore dhe konsultimin e situatës së përgjithshme debitore ndaj Bashkisë Tiranë për çdo subjekt.
Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve për modernizimin e administratës publike, duke garantuar efikasitet, informim në kohë reale dhe ndërveprim të drejtpërdrejtë.

Shpallen fituesit e çmimit “Nobel” në mjekësi - Brunkow, Ramsdell dhe Sakaguchi për "zbulimet në tolerancën imunitare periferike"
Shkencëtarët Mary Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi fituan Çmimin Nobel për Fiziologji ose Mjekësi 2025 për "zbulimet e tyre në lidhje me......

Kritere të reja për produktet me ndikim në energji - Synohet kursimi dhe ulja e emetimeve, përjashtohen automjetet
Çdo produkt me ndikim në energji duhet të përmbushë kërkesat e projektimit ekologjik, të kenë markimin me shenjën CE si dhe deklaratën e konformitetit.......

Nis viti i ri akademik 2025-2026 - Kumbaro: Koha të rishikojmë ligjin e arsimit të lartë
Nisi këtë të hënë viti I ri akademik 2025-2026 në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend, me 19,671maturantë të regjistruar deri më tani.......

Si do ndikonte zhvlerësimi i lekut në borxhin publik? - Skenarët/ Ndryshim 15-30% e kursit të këmbimit
Mbiçmimi i lekut kundrejt euros që prej Janarit të vitit 2024 dhe në vijim ka sjellë përfitime sa i takon borxhit publik të qeverisë, duke e bërë atë më të......

Inovacioni, Shqipëria e 67-ta në botë/ Raporti i “WIPO”: Rritemi në indeksin e përgjithshëm, por “çalojmë” tek kapitali njerëzor e shkencor
Indeksi Global i Inovacionit 2025, tashmë në edicionin e tij të 18-të, mat performancën e inovacionit në rreth 140 ekonomi dhe zbulon 100 grupimet kryesore......

Nga kreditë dhe llogaritë studentore, te kartat bankare - Cilat janë instrumentet financiare që po përdoren për të mbështetur studentët?
Nga kreditë te llogaritë studentore, bankat tregtare në bashkëpunim me universitetet janë përpjekur gjatë viteve që të rrisin mbështetjen e tyre ndaj......

Thellohet kriza politike në Francë - Kryeministri Lecornu jep dorëheqjen pas emërimit të kabinetit qeveritar
Kryeministri i ri i Francës, Sebastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, vetëm 14 orë pas emërimit të kabinetit të ri. Dorëheqja e shpejtë ishte e papritur dhe e......

385 mln lekë për rrugët lidhëse të tunelit të Llogarasë - Shpallet kompania fituese për punimet. Projekti, me 3 komponentë
Me një ofertë prej rreth 385 mln lekë, kompania Gjoka Konstruksion është shpallur fituese për ndërtimin e rrugëve lidhëse të tunelit të Llogarasë, një......