Bota Postuar më 6 Tetor 2025, 13:31

Shpallen fituesit e çmimit “Nobel” në mjekësi - Brunkow, Ramsdell dhe Sakaguchi për "zbulimet në tolerancën imunitare periferike"

Nga Kristi Ceta

Shpallen fituesit e çmimit “Nobel” në mjekësi -

Shkencëtarët Mary Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi fituan Çmimin Nobel për Fiziologji ose Mjekësi 2025 për "zbulimet e tyre në lidhje me tolerancën imunitare periferike".

Çmimi i këtij viti lidhet me mënyrën se si e mbajmë sistemin tonë imunitar nën kontroll në mënyrë që të luftojmë të gjitha mikrobet e imagjinueshme dhe të shmangim sëmundjet autoimmune.

Fituesit për mjekësi zgjidhen nga Asambleja Nobel e universitetit mjekësor të Institutit Karolinska të Suedisë dhe marrin një shumë çmimi prej 11 milionë kronash suedeze (1.2 milionë dollarë), si dhe një medalje ari të dhënë nga mbreti i Suedisë.

Brunkow dhe Ramsdell janë të vendosur në Shtetet e Bashkuara, dhe Sakaguchi në Japoni.

"Zbulimet e tyre kanë hedhur themelet për një fushë të re kërkimi dhe kanë nxitur zhvillimin e trajtimeve të reja, për shembull për kancerin dhe sëmundjet autoimune", tha organi që jep çmimet në një deklaratë.

Çmimet Nobel u krijuan sipas testamentit të Alfred Nobel, shpikësit suedez të dinamitit dhe një biznesmeni të pasur. Ato janë dhënë që nga viti 1901 për kontribute të shquara në shkencë, letërsi dhe paqe, me ndërprerje kryesisht gjatë Luftërave Botërore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat