Si do ndikonte zhvlerësimi i lekut në borxhin publik? - Skenarët/ Ndryshim 15-30% e kursit të këmbimit
Mbiçmimi i lekut kundrejt euros që prej Janarit të vitit 2024 dhe në vijim ka sjellë përfitime sa i takon borxhit publik të qeverisë, duke e bërë atë më të lirë dhe me trajektore rënëse.
Por çfarë do të ndodhte nëse kursi i këmbimit do të ndryshonte dhe monedhat e huaja do të forcoheshin kundrejt monedhës kombëtare?
Në strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit publik 2025-2029 është bërë një analizë sa i takon ndjeshmërisë së treguesve kryesorë të borxhit ndaj ndryshimeve të treguesve të tregut.
Për sa i përket kursit të këmbimit, nënçmimi i mundshëm i monedhës vendase përtej pritshmërive, kundrejt monedhës Euro ose monedhave të tjera që përbëjnë portofolin e borxhit të huaj, thuhet se do të kishte ndikim mbi trajektoren e nivelit të borxhit, duke ngadalësuar ritmet e uljes së planifikuar.
Përveç sa më sipër, nënçmimi i monedhës vendase do të kishte ndikim edhe mbi koston e borxhit. Ne skenarin e parë, në kursin e këmbimit është aplikuar një goditje prej 15% në vitin 2026 në kursin EUR/ALL dhe USD/ALL, dhe në skenarin e dytë është aplikuar goditje prej 30% në vitin 2028 në kursin EUR/ALL dhe USD/ALL.
Nga analiza e ndjeshmërisë rezulton se një rritje e njëkohshme e normave të interesit në tregun vendas dhe atë të huaj, mund të rrisë raportin e interesave ndaj PBB me 0.01 % në skenarin e parë dhe 0.3% në skenarin e dytë. Ndërkohë që një nënçmim i monedhës vendase me 30% në skenarin ekstrem do të rriste nivelin e borxhit ndaj PBB në fund të periudhës së Strategjisë me 5.8% dhe raportin e interesave ndaj PBB me 0.21%.
Konkretisht nëse me kursin aktual borxhi publik parashikohet të arrijë në 46.1% në vitin 2029, me skenarin prej 15% , ky objektiv shkon në 49.6% në vitin 2029.
Ndërsa në skenarin 30%, borxhi publik parashikohet që të jetë në 51.9 për qind në vitin 2029.

Inovacioni, Shqipëria e 67-ta në botë/ Raporti i “WIPO”: Rritemi në indeksin e përgjithshëm, por “çalojmë” tek kapitali njerëzor e shkencor
Indeksi Global i Inovacionit 2025, tashmë në edicionin e tij të 18-të, mat performancën e inovacionit në rreth 140 ekonomi dhe zbulon 100 grupimet kryesore......

Nga kreditë dhe llogaritë studentore, te kartat bankare - Cilat janë instrumentet financiare që po përdoren për të mbështetur studentët?
Nga kreditë te llogaritë studentore, bankat tregtare në bashkëpunim me universitetet janë përpjekur gjatë viteve që të rrisin mbështetjen e tyre ndaj......

Thellohet kriza politike në Francë - Kryeministri Lecornu jep dorëheqjen pas emërimit të kabinetit qeveritar
Kryeministri i ri i Francës, Sebastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, vetëm 14 orë pas emërimit të kabinetit të ri. Dorëheqja e shpejtë ishte e papritur dhe e......

385 mln lekë për rrugët lidhëse të tunelit të Llogarasë - Shpallet kompania fituese për punimet. Projekti, me 3 komponentë
Me një ofertë prej rreth 385 mln lekë, kompania Gjoka Konstruksion është shpallur fituese për ndërtimin e rrugëve lidhëse të tunelit të Llogarasë, një......

Kroacia “mbjell” 70 milionë euro për bujqësinë - Në fokus, zhvillimi i sektorit agro-ushqimor dhe mbështetja për fermerët
Kroacia ka hapur një tender me vlerë 70 milionë euro për projekte që lidhen me përpunimin e produkteve bujqësore, duke synuar forcimin e industrisë ushqimore......

Sa shpesh shkojnë shqiptarët te dentisti? Mesatarisht 2.03 herë në vit, vendet nordike kryesojnë me më shumë vizita
Revista CEOWORLD ka publikuar Statistikat e Shëndetit për vitin 2024, ku zbulon kontraste të habitshme në sa shpesh qytetarët në mbarë botën vizitojnë......

Bitcoin dhe ari ngjiten në nivele rekord - Zhvlerësimi i valutave shtyn investitorët drejt aseteve të qëndrueshme
Dobësimi i dollarit dhe çmimi rekord i Bitcoin kanë bërë që investitorët të kërkojnë asete të tjera për t’u mbrojtur nga rënia e monedhave në vitin......

“85 milionë fëmijë në botë nuk ndjekin shkollën” - UNICEF bën thirrje për investime urgjente në arsimin global
Dje ishte Dita Botërore e Mësuesit, e themeluar në vitin 1994 për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit për Statusin e Mësuesve, hartuar në Paris më 5......