2026 nis “mbarë” për turizmin/ Vizitorët shënuan 15.1% rritje, me fluks të lartë nga rezidentët

Gjatë muajit të parë të vitit 2026, numri i vizitorëve që u akomoduan në strukturat akomoduese në Shqipëri shënoi një rritje të ndjeshme prej 15.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky trend tregon se edhe në muajin e janarit, kur nuk konsiderohet sezoni turistik i lartë, turizmi në vend vazhdon të regjistrojë fluks pozitiv vizitorësh.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se vizitorët rezidentë kanë shënuar një rritje prej 16.8%, ndërsa vizitorët jo-rezidentë u rritën me 13.8%. Një faktor i mundshëm që ndikoi në këtë trend është prezenca e emigrantëve që vizituan vendin gjatë festave, të cilët përveç takimeve familjare, mund të kenë zgjedhur të bëjnë edhe pushime.
Sa i përket net-qendrimeve, ato gjithashtu shënuan një rritje të përgjithshme prej 9%. Në detaje, net-qëndrimet e vizitorëve rezidentë u rritën me 16.4%, ndërsa vizitorët jo-rezidentë regjistruan një rritje më modeste prej 4.3%.
Analiza rajonale tregon se qendra e vendit vazhdon të jetë destinacioni më i frekuentuar nga vizitorët, e ndjekur nga veriu, ndërsa jugu ka numrin më të ulët të vizitorëve. Edhe zonat jo-bregdetare kanë tërhequr një numër të konsiderueshëm vizitorësh, duke sugjeruar një diversifikim të interesit turistik dhe zhvillimin e turizmit brenda vendit, përtej destinacioneve bregdetare tradicionale.
Për sa i përket vizitorëve të huaj, Italia dominon me pjesëmarrjen më të madhe, duke përbërë 25% të totalit, e ndjekur nga Kosova me 14%. Gjermania kontribuoi me 6%, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Franca sollën respektivisht 5% dhe 4% të vizitorëve të huaj. Ndërsa nga vendet e tjera kanë ardhur 46%. Kjo tregon se Shqipëria vazhdon të mbetet një destinacion atraktiv për vendet fqinje dhe ato europiane, madje edhe jashtë sezonit të verës.
Në aspektin e performancës hotele, norma e shfrytëzimit të dhomave arriti 15.4%, një rritje nga 14.5% që ishte në janar 2025. Ky tregues tregon një zhvillim gradual të turizmit, duke reflektuar një interes më të qëndrueshëm të vizitorëve për të qëndruar në hotele, edhe në periudha jashtë sezonit të madh turistik.
Live TV
EU tightens cybersecurity - Companies must report attacks within 24 hours
The European Union has started implementing new rules on the cybersecurity of digital devices and software. From September 11, 2026, manufacturers are......
Cybersecurity in schools - Kazia: It will be an elective subject for grades I, VI, X. Training for teachers and parents
Starting this school year, first, sixth, and tenth grade students will have an elective course on cybersecurity, while teachers and parents will also be......
Ownerless Apartments - Lawyer: In whose name is the legalization done? Court obstacles removed
Apartments that have more than one claim to ownership will enter the legalization process, despite the fact that there is no court decision that determines......
Housing in the face of prices - Demirxhiu: Reduce quotas, increase values
The new housing reform aims to bring 7,000 apartments to the market through soft loans, extending support to young couples, professionals and young families.......


