Parlamenti voton shpalljen e Iranin shtet terrorist - Balla: Vendi ynë ka qenë objekt i sulmeve kibernetike

Shqipëria ka shpallur zyrtarisht Iranin shtet terrorist. Projekt-rezoluta e Partisë Socialiste u miratua këtë të martë në një seancë të posaçme parlamentare me 79 vota pro dhe 1 abstenim.
Kreu I grupit pralamentar socialist, Taulant Balla, në fjalën e tij tha se Shqipëria mbetet e palëkundur në luftën ndaj terrorizmit.
“Terrorizmi nuk është vetëm akt dhune, është stërgji frikësimi, destabilizimi dhe minimi të rendit demokratik. Godet civilë, institucionet, godet edhe parimet në të cilat është ndërtuar sistemi ndërkombëtar pas luftës së dytë botërore. Lufta kundër terrorizmit nuk është thjesht çështje sigurie, është betejë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Shqipëria ka qenë dhe mbetet vend i qartë dhe i palëkundur në këtë qëndrim të saj, Ne jemi vend që kemi zgjedhur anën e demokracive, bashkëpunimit ndërkombëtar kundër terrorizmit. Shqipëria ka jo vetëm të drejtën, por edhe të kontribuoj në sigurinë kolektive të NATOS-s dhe komunitetit ndërkombëtar. Rezoluta është pjesë e këtij angazhimi të vazhdueshëm. Vendi ynë ka qenë objekt i sulmeve në hapësirën kibernetike. Sulmi i rëndë ndaj institucioneve të Republikës së Shqipërisë në 2022, ishte një nga episodet më serioze të agresionit kibernetik të një vendi sovran. Pak ditë më parë, Kuvendi ishte shënjestra e një sulmi të ri kibernetik. Këto janë akte armiqësore, që synojnë destabilizimin e institucioneve demokratike dhe funksionim normal të një shtetit. Rezoluta synon të adresojë këtë realitete. Synojmë të dënojmë çdo formë të mbështetjes shtetërore për terrorizmin, dënojmë përdorimin e mjeteve hibride kundër institucioneve të shteteve sovrane. Rezoluta u bën thirrje qeverisë shqiptare të shpallë gardën revolucionare të Iranit dhe Hezbollahun si organizata terroriste”, tha Balla.
Ndërkaq, kryetari I Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani tha se për Shqipërinëk jo nuk është vetëm një çështje gjeo-politike.
“Prej vitesh është dokumentuar mbështetja e strukturave shtëtrore iraniane për strukturat joshtetërore, si dhe përdorimin e strukturave Proxy për të shtruar ndikim dhe presion në rajone të ndryshme, përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe vendin tonë.
Për Shqipërinëk jo çështje nuk është vetëm gjeo-politike. Në 2022 institucionet u përballen me një sulm të rëndë, hetimet dhe vlerësimet e partnerëve e lidhën me Republikën Islamike të Iranit. Sot përballemi me sulme kibernetike dhe forma hibride që cenojnë institucionet”, tha Hasani.
Shpallja e Iranit shtet terrorist u njoftua disa ditë më parë nga Kryeministri, si pasojë e rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme dhe një sulmi kibernetik të hakerave iranianë ndaj Kuvendit të Shqipërisë.
Arkat e bankave, me më pak fluks qytetarësh - Preferohen aplikacionet bankare dhe bankomatet për transaksionet e përditshme
Ju ka bërë ndonjëherë përshtypje se sa radhë të gjatë ka në bankë për të kryer veprime në arkë? Shumica e njerëzve kërkojnë të marrin shërbime në atë njësi,......
Luhatje në tregun valutor – Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan. Forcohen Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rënie të konsiderueshme të vlerës ditën e sotme në raport me një ditë më parë pasi është blerë me 83 lekë dhe është......
Bie rrjeti kombëtar elektrik i Kubës, miliona njerëz pa energji - Kuba po zhvillon bisedime me SHBA për tejkalimin e krizës
Rrjeti kombëtar elektrik i Kubës ra të hënën, tha operatori i rrjetit të vendit, duke lënë rreth 10 milionë njerëz pa energji elektrike për shkak të një......
Qeveria zvicerane kundër kufizimit të popullsisë në 10 milionë - “Është kërcënim për ekonominë dhe për bashkëpunimin me BE”
Qeveria zvicerane i kërkoi elektoratit vendas që të refuzojë një iniciativë që synon kufizimin e popullsisë së saj në 10 milionë. Sipas qeverisë ky kufizim,......
Alibaba, prezanton platformën AI për ndërmarrjet - Çmenduria e agjentëve artificialë ka përfshirë Kinën
Grupi Alibaba prezantoi këtë të martë, një platformë të inteligjencës artificiale për ndërmarrjet që synojnë automatizimin, duke intensifikuar konkurrencën......
Lufta tregtare SHBA-Kinë, Trump shtyn vizitën në Pekin - Përparësi e të dy palëve mbajtja e marrëdhënieve në ekuilibër
Kërkesa e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të shtyrë samitin e planifikuar në Pekin me udhëheqësin kinez Xi Jinping zbeh mundësitë për një bashkëpunim......
Britania shpall nismën e punësimit për të rinjtë - Qëllimi: Zbutja e papunësisë. Financimi: 1 mld paund
Britania do të investojë 1 miliard paund shtesë (1.3 miliardë dollarë) për të hapur vende pune për të rinjtë, tha qeveria. Kjo wshtw pjesë e një përpjekjeje......
Gjiri Persik, Irani rifillon sulmet ndaj aleatëve të SHBA - Trump thotë se kjo nuk pritej, por ai ishte i paralajmëruar
Irani nisi sulme të reja ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe të martën, lloji i sulmeve hakmarrëse ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik. Presidenti Trump......


