Qeveria zvicerane kundër kufizimit të popullsisë në 10 milionë - “Është kërcënim për ekonominë dhe për bashkëpunimin me BE”

Qeveria zvicerane i kërkoi elektoratit vendas që të refuzojë një iniciativë që synon kufizimin e popullsisë së saj në 10 milionë. Sipas qeverisë ky kufizim, do të rrezikojë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe do të dëmtojë ekonominë.
Iniciativa, e mbështetur nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë, do të hidhet në referendum më 14 qershor në një kohë kur Zvicra po lëviz drejt thellimit të marrëdhënieve me BE-në në mënyrë që të mbrojë aksesin në treg me partnerin e saj kryesor tregtar.
Sipas planit, popullsia rezidente e përhershme nuk duhet të kalojë 10 milionë para vitit 2050, dhe Zvicra duhet të heqë dorë nga marrëveshja e saj për lirinë e lëvizjes me BE-në.
Mbështetësit e saj thonë se imigracioni në Zvicër është shumë i lartë, duke shkaktuar mungesë banesash, qira të tepërta dhe duke ushtruar presion të tepruar mbi infrastrukturën publike. SVP, partia më e madhe e Zvicrës, kundërshton integrimin më të ngushtë me BE-në, duke e parë atë si një kërcënim për sovranitetin zviceran dhe duke e ngarkuar vendin me rregullore të tepërta.
Popullsia tani është mbi 9 milionë dhe Këshilli Federal qeverisës tha se iniciativa kërcënon prosperitetin, sigurinë e brendshme dhe traditat humanitare të Zvicrës. Që nga viti 2024, shtetasit e huaj përbënin më shumë se 27% të popullsisë zvicerane, sipas të dhënave zyrtare.
Ministri i Drejtësisë Beat Jans foli kundër iniciativës me përfaqësues të qeverive kantonale, sindikatave dhe punëdhënësve, të cilët thanë se masa do të dëmtonte tregun e punës dhe bashkë me të, edhe kompanitë.
Kjo gjithashtu do të pengonte bashkëpunimin për sigurinë dhe imigracionin me vendet e tjera evropiane, tha qeveria, duke shtuar se "Në kohë të pasigurta, kjo iniciativë krijon pasiguri shtesë".
Alibaba, prezanton platformën AI për ndërmarrjet - Çmenduria e agjentëve artificialë ka përfshirë Kinën
Grupi Alibaba prezantoi këtë të martë, një platformë të inteligjencës artificiale për ndërmarrjet që synojnë automatizimin, duke intensifikuar konkurrencën......
Lufta tregtare SHBA-Kinë, Trump shtyn vizitën në Pekin - Përparësi e të dy palëve mbajtja e marrëdhënieve në ekuilibër
Kërkesa e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të shtyrë samitin e planifikuar në Pekin me udhëheqësin kinez Xi Jinping zbeh mundësitë për një bashkëpunim......
Britania shpall nismën e punësimit për të rinjtë - Qëllimi: Zbutja e papunësisë. Financimi: 1 mld paund
Britania do të investojë 1 miliard paund shtesë (1.3 miliardë dollarë) për të hapur vende pune për të rinjtë, tha qeveria. Kjo wshtw pjesë e një përpjekjeje......
Gjiri Persik, Irani rifillon sulmet ndaj aleatëve të SHBA - Trump thotë se kjo nuk pritej, por ai ishte i paralajmëruar
Irani nisi sulme të reja ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe të martën, lloji i sulmeve hakmarrëse ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik. Presidenti Trump......
Kalimi i kuotave të aksioneve, 2,500 transaksione shitje e dhurimi, Tatimet: Deklaroni vlerën e saktë
Administrata Tatimore ka identifikuar rreth 2,500 transaksione të shitjes dhe dhurimit të kuotave apo aksioneve gjatë vitit 2025, duke rritur vëmendjen ndaj......
Gjenerata Z në Shqipëri dhe rajon nuk ka pavarësi ekonomike - Tregu i punës, sfida më e madhe për të ardhmen
Punësimi, ekonomia dhe arsimi janë tre shqetësimet kryesore për brezin e ri në Shqipëri. Sipas raportit “Gjenerata Z në Ballkanin Perëndimor”, të rinjtë......
Rama: Punimet po vijojnë, nyje kryesore e hyrjes në qytetin e Shkodrës
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se punimet në Bahçallëk, një nga nyjet kryesore të hyrjes në qytetin e Shkodrës,......
Zgjerimi i Turizmit shton varësinë nga sektori/ Sjell miliarda në ekonomi, por edhe kosto për vendasit
Turizmi po merr një rol gjithnjë e më të madh në ekonominë shqiptare. Sipas një analize të publikuar nga platforma e vizualizimit të të dhënave Visual......


