Kalimi i kuotave të aksioneve, 2,500 transaksione shitje e dhurimi, Tatimet: Deklaroni vlerën e saktë

Administrata Tatimore ka identifikuar rreth 2,500 transaksione të shitjes dhe dhurimit të kuotave apo aksioneve gjatë vitit 2025, duke rritur vëmendjen ndaj mënyrës se si këto transaksione deklarohen nga individët dhe subjektet në deklaratat tatimore.
Sipas autoriteteve fiskale, në shumë raste ekziston rreziku që vlera e deklaruar e transaksionit të mos pasqyrojë vlerën reale të tregut, çka mund të sjellë pasoja fiskale për tatimpaguesit.
Në këtë kuadër, Administrata Tatimore rikujton se çdo shitje apo dhurim i kuotave/aksioneve duhet të deklarohet saktë në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA) për vitin 2025, duke reflektuar vlerën reale të tregut të transaksionit. Deklarimi i saktë i këtyre të ardhurave është i rëndësishëm jo vetëm për respektimin e legjislacionit tatimor, por edhe për të shmangur procedurat e rivlerësimit nga administrata.
Autoritetet theksojnë se transaksionet me vlera të nënvlerësuara apo të deklaruara në mënyrë jo reale mund të jenë objekt i verifikimeve të mëtejshme. Për këtë arsye, gjatë vitit 2026 këto raste do të analizohen dhe investigohen nga strukturat e specializuara, përfshirë Drejtorinë e Hetimit dhe Drejtorinë e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore.
Nënvlerësimi i qëllimshëm i çmimit në transaksionet e aksioneve apo kuotave përdoret shpesh për të ulur barrën tatimore ose për të shmangur detyrimet fiskale, por në rast identifikimi nga autoritetet tatimore, mund të sjellë penalitete, rivlerësim të transaksionit dhe detyrime shtesë tatimore. Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve që të deklarojnë në mënyrë transparente dhe të plotë çdo të ardhur që rrjedh nga transferimi i kuotave apo aksioneve, duke përdorur dokumentacionin e duhur për të provuar vlerën reale të tregut të transaksionit.
Deklarimi i saktë dhe në kohë i këtyre të ardhurave ndihmon në shmangien e penaliteteve dhe procedurave të kontrollit fiskal në të ardhmen.
Gjenerata Z në Shqipëri dhe rajon nuk ka pavarësi ekonomike - Tregu i punës, sfida më e madhe për të ardhmen
Punësimi, ekonomia dhe arsimi janë tre shqetësimet kryesore për brezin e ri në Shqipëri. Sipas raportit “Gjenerata Z në Ballkanin Perëndimor”, të rinjtë......
Rama: Punimet po vijojnë, nyje kryesore e hyrjes në qytetin e Shkodrës
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se punimet në Bahçallëk, një nga nyjet kryesore të hyrjes në qytetin e Shkodrës,......
Zgjerimi i Turizmit shton varësinë nga sektori/ Sjell miliarda në ekonomi, por edhe kosto për vendasit
Turizmi po merr një rol gjithnjë e më të madh në ekonominë shqiptare. Sipas një analize të publikuar nga platforma e vizualizimit të të dhënave Visual......
Sa ju kushton kredia konsumatore? - Jo vetëm këste dhe interesa. Komisione disbursimi dhe penalitete për shlyerje të vonuar
Përveç shlyerjes së kësteve dhe interesave, marrja e një kredie konsumatore shoqërohet me një sërë kostosh të tjera që përfshijnë edhe komisionet që duhet......
ERE, 13 mln lekë më shumë nga pagesat rregullatore - Rritja e licencave, Enti synon mbledhjen e 405.6 mln lekëve nga 419 kompani të licencuara
Enti Rregullator i Energjisë parashikon rritje të të ardhurave nga pagesat rregullatore të kompanive që operojnë në tregun e energjisë. Në total, ky dikaster......
Propozimi, Kallas: Misioni detar i BE-së në Hormuz - Thirrja e Trump, ministrat e jashtëm të BE takim në Bruksel
Njëzet e shtatë ministrat e jashtëm të BE-së takohen në Bruksel për të diskutuar mënyrat për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, pasi Presidenti i SHBA-së......
Kush fiton dhe humbet në "luftën" e re të çmimeve? - Paradoksi i ri i çmimeve në Shqipëri dhe ngarkesa fiskale
Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme po japin efektet e para zinxhir edhe në ekonominë shqiptare, duke u reflektuar kryesisht te çmimet e......
Sa tokë bujqësore ka mesatarisht çdo shqiptar? Rreth 4,400 metra katrorë për banor, renditemi në mes të rajonit
Shqipëria ka rreth 1.04 milion hektarë tokë bujqësore, sipas të dhënave ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë......


