Shqipëria Postuar më 4 Maj 2026, 15:08

A po hezitojnë shqiptarët për pushime jashtë vendi? - Zani: Shqipëria po shihet si destinacion alternativ nga të huajt

Nga Diamila Leka

A po hezitojnë shqiptarët për pushime jashtë vendi? - Zani:

Pasiguritë dhe zhvillimet e fundit në rajon duket se po ndikojnë drejtpërdrejt edhe te planet e pushimeve. Këtë verë, shqiptarët po tregohen më të rezervuar për udhëtimet jashtë vendit, duke shtyrë ose reduktuar rezervimet krahasuar me një vit më parë.

“Trendi këtë vit është shumë i vakët, Shqiptarët janë të frikësuar dhe shumë pak janë ato që po marrin vendime për të bërë pushime, për të kaluar pushimet verore jashtë. Po shfrytëzojnë më shumë udhëtime të shkurtra, brenda europës, jo destinacione shumë të largëta, si Italia Greqia, preferohen më shumë gjatë verës dhe Spanja për pushimet verore, por patjetër një numër më të vogël në krahasim me vjet”, thotë Fiorida Zani, Operatore Turistike.

Ndërkohë, në një panoramë të kundërt, Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një destinacion alternativ për turistët e huaj.

“Kërkesat janë shtuar dhe Lindja e Mesme shtoi edhe më tepër kërkesën drejt Ballkanit dhe sidomos Shqipërisë. Flutrimet janë rritur nga destinacione europiane për Shqipërinë, kështuqë për ditë e më shumë të huajt po zgjedhin Shqipërinë duke ndikuar edhe nga lufta gjithashtu. Përsa i përket atyre që kishin rezervuar në Lindjen e Mesme, kanë ndryshuar trajektoren e tyre dhe po shohin Shqipërinë dhe Ballkanin si destinacion.”

Në këto kushte, ndërsa shqiptarët tregohen më të kujdesshëm për pushimet jashtë, vendi po pozicionohet gjithnjë e më shumë në hartën turistike si një alternativë e sigurt dhe tërheqëse për vizitorët e huaj.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat