Stacioni hekurudhor i Rinasit - Hapet tenderi për projektimin dhe ndërtimin, fondi limit 91.6 mln lekë

Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin për hartimin e projektit të detajuar dhe ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të aeroportit të Rinasit, pjesë e projektit për linjën Tiranë – Durrës – Rinas.
Fondi limit i vënë në dispozicion është rreth 91.6 mln lekë, ndërsa sipas dokumenteve shoqërues ndërtimi i këtij stacioni është i domosdoshëm për përmirësimin e shërbimeve që do t’u ofrohen pasagjerëve dhe për garantimin e një infrastrukture moderne e funksionale.
“Projekti synon të rrisë aksesueshmërinë e transportit publik, të përmirësojë organizimin e zonave të parkimit, aksesin në platformat e pasagjerëve, shtigjet për këmbësorë dhe trotuaret, si edhe të realizojë shtrimin me asfalt të zonave përreth për taksitë, autobusët dhe hapësirat e lënies dhe marrjes së pasagjerëve”, - thuhet ndër të tjera në dokumentet e tenderit.
Aktualisht, për realizimin e linjës hekurudhore janë në zbatim dy kontrata kryesore: një për punimet civile dhe sistemet e sinjalizim-telekomunikacionit, dhe një tjetër për ndërtimin e stacioneve. Sipas të dhënave zyrtare, punimet për infrastrukturën hekurudhore kanë avancuar mbi 90%, ndërsa 8 godinat e stacioneve punimet parashikohet të mbyllen në qershor.
Paralelisht, për këtë projekt është në zhvillim edhe një procedurë me dy faza për elektrifikimin e linjës, e drejtuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa mbetet ende pa u zhvilluar tenderi për rikthimin e stacionit të trenit në Tiranë, një investim i parashikuar me vlerë rreth 1.8 mld lekë.
Autoritetet synojnë që ndërtimi i linjës të përfundojë brenda këtij viti, ndërsa elektrifikimi dhe nisja e operimeve hekurudhore pritet të përmbyllen në tremujorin e parë të vitit 2027.
Sa vlen kompania eBay? - GameStop bën ofertën e blerjes prej 56 miliardë dollarë
Shitësi amerikan me pakicë i lojërave të fatit, GameStop ka propozuar zyrtarisht një blerje të eBay për 56 miliardë dollarë, një veprim që do të përfaqësonte......
Cilat janë objektivat e “DAP” për vitin 2026? - Fokus te performanca, integrimi në BE dhe rritja e konkurrueshmërisë
Viti 2026 përkon me një fazë të rëndësishme për administratën publike në vend. Departamenti i Administratës Publike ka shpallur prioritetet kryesore, ku në......
Kanadaja, anëtari i 28-të i BE-së? - Pse vendi po synon një lidhje më të ngushtë me Brukselin
Kryeministri kanadez Mark Carney, i cili mban pasaporta kanadeze dhe britanike, përfaqëson një urë unike midis botës anglofone dhe një Evrope gjithnjë e më......
Rriten fitimet e bizneseve/ 3-mujori, buxheti mblodhi 196 milionë euro tatim
Në tre muajt e parë të vitit, sipërmarrjet në vend kanë paguar një vlerë të konsiderueshme tatim mbi fitimin e akumuluar, që regjistrohet në afro 19.6......
Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa/ ARRSH planifikon dy tenderë për rikonstruksionin, fondi limit gati 3 mld lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të hapë dy procedura prokurimi për vijimin e rikonstruksionit të rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, përkatësisht......
Euro fiton terren në kreditim në Mars/ Monedha europiane dominon huatë e bizneseve, leku mbetet për individët
Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, huaja e re sipas monedhës tregon një zhvendosje të dukshme drejt euros në muajin mars, pavarësisht forcimit të......
Çfarë po e shtyn kërkesën për Airbnb në jug? Riviera shqiptare, drejt kulmit nga festivalet dhe sezoni i plazhit
Për sa i përket sezonit të verës në vitin 2026, tregu i qirave afatshkurtra në Shqipëri pritet të ndikohet ndjeshëm nga një sërë ngjarjesh dhe sezonesh......
“Dalja e Emirateve nga OPEC, për interesa kombëtare” - Drejtori ekzekutiv i ADNOC: Nuk është drejtuar kundër askujt
Vendimi i Emirateve të Bashkuara Arabe për t'u larguar nga OPEC dhe OPEC+ nuk ishte i drejtuar kundër askujt, por kishte për qëllim t'i shërbente interesave......


