Shqipëria Postuar më 4 Maj 2026, 11:59

Cilat janë objektivat e “DAP” për vitin 2026? - Fokus te performanca, integrimi në BE dhe rritja e konkurrueshmërisë

Nga Diamila Leka

Cilat janë objektivat e “DAP” për vitin 2026? - Fokus te

Viti 2026 përkon me një fazë të rëndësishme për administratën publike në vend. Departamenti i Administratës Publike ka shpallur prioritetet kryesore, ku në qendër të vëmendjes janë zbatimi i strategjisë së re 2025–2030, rritja e efikasitetit dhe përgatitjet për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Dokumenti zyrtar thekson se risia kryesore do të jetë avancimi i reformës ligjore, veçanërisht përmes ndryshimeve në ligjin “Për nëpunësin civil”. Ky ndryshim synon të forcojë lidhjen mes performancës dhe zhvillimit në karrierë, duke zgjidhur gjithashtu çështjet e strukturës së pagave dhe të vendimeve gjyqësore, për të minimizuar kostot për buxhetin e shtetit.

Paralelisht, është planifikuar përmirësimi i ligjit për organizimin e administratës shtetërore, me synim qartësimin e funksioneve të institucioneve të varësisë. Një ndër shtyllat më të rëndësishme për këtë vit është digjitalizimi i burimeve njerëzore.

egjistri qendror i personelit pritet të zgjerohet në ministri, por edhe në sektorë si arsimi, shëndetësia dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke mundësuar gjenerimin automatik të pagave dhe rritjen e ndërveprimit online mes institucioneve.

Për sa i përket kapitalit njerëzor, qeveria synon ta kthejë administratën në një punëdhënës më konkurrues në treg. Programet e lidershipit për nivelet drejtuese do të konsolidohen, ndërsa Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) do të rishikojë kurrikulat dhe trupën e saj, për të rritur kapacitetet e nëpunësve përballë negociatave me BE-në.

Gjithashtu, janë planifikuar masa shtesë për forcimin e integritetit, transparencës dhe standardeve të etikës në të gjitha institucionet publike.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat