Qytetarët frenojnë shpenzimet - BSH: Ndërsa disa sektorë rriten, pasiguria për çmimet dhe punësimin mbetet e lartë

Besimi në ekonomi ka pësuar një rënie gjatë muajit prill, sipas vrojtimit më të fundit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, duke treguar një përzierje zhvillimesh pozitive dhe negative në sektorë të ndryshëm.
Treguesi i ndjesisë ekonomike, që mat klimën e përgjithshme në ekonomi, u ul me 1.5 pikë në prill. Megjithatë, ai mbetet rreth 6.4 pikë mbi mesataren historike, qw tregon se niveli i besimit vijon të jetë relativisht i qëndrueshëm.
Rënia e këtij treguesi u ndikua kryesisht nga dobësimi i besimit në sektorët e shërbimeve, tregtisë dhe te konsumatorët. Në jetën e përditshme, kjo përkthehet në biznese që raportojnë më pak kërkesë dhe qytetarë që janë më të kujdesshëm me shpenzimet.
Nga ana tjetër, jo të gjithë sektorët kanë ecur në të njëjtin drejtim. Industria dhe ndërtimi kanë shënuar përmirësim. Në industri, bizneset raportojnë rritje të prodhimit dhe pritje më pozitive për porositë, përfshirë ato nga eksportet. Ndërkohë, në ndërtim, rritja është nxitur kryesisht nga përmirësimi i porosive aktuale.
Në kontrast, sektori i shërbimeve dhe tregtisë ka dhënë sinjale dobësimi. Bizneset në këto sektorë raportojnë rënie të kërkesës dhe vlerësime më pak optimiste për ecurinë e shitjeve. Kjo mund të lidhet me një ngadalësim të konsumit në vend.
Edhe vetë konsumatorët shfaqen më pesimistë. Treguesi i besimit të tyre ka rënë, duke reflektuar pritje më të dobëta për situatën financiare personale dhe ekonominë në tërësi, si dhe më pak gatishmëri për të bërë blerje të mëdha.
Në të njëjtën kohë, të dhënat tregojnë se pritjet për çmimet mbeten një shqetësim në disa sektorë, ndërsa perceptimi për papunësinë ka shënuar përkeqësim.
Në tërësi, vrojtimi i Bankës së Shqipërisë tregon për një ekonomi që vijon të jetë mbi mesataren historike, por me sinjale të qarta ngadalësimi në disa sektorë kyç, veçanërisht në konsum dhe shërbime, që mbeten faktorë vendimtarë për ecurinë e mëtejshme ekonomike në vend.
6,000 lekë tavan për roaming, jo më tarifa “të fshehta” - AKEP: Rregullorja e re synon të mbrojë përdoruesit nga kostot e pakontrolluara
Projekt-rregullorja e re për mbrojtjen e konsumatorëve në komunikimet elektronike pritet të sjellë ndryshime konkrete në përditshmërinë e përdoruesve të......
Dhurimi dhe trashëgimia e pronave, përgjysmohet tatimi - Shqiptarët paguan më pak gjatë 2025-ës, ligji i ri lehtësoi detyrimet
Tatimi i paguar nga qytetarët për dhurimin e një pasurie të paluajtshme është përgjysmuar gjatë vitit që lamë pas. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria......
Transporti ajror i Izraelit, në krizë - Humbjet këtë vit mund të arrijnë në 200-240 milionë dollarë
Sektori i udhëtimit ajror në Izrael është në krizë. Pavarësisht armëpushimit të brishtë me Iranin që hyri në fuqi më 8 prill, luftimet kundër Hezbollahut......
Muaji nis pozitivisht për valutat e huaja – Forcohen Dollari, Euro, Paundi e Franga!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë dhe muaj pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë këtë mëngjes në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me......
Nis "Operacioni Liria" në Ngushticën e Hormuzit - Komanda Qendrore e SHBA: Rreth 15,000 trupa dhe 100 avionë
Donald Trump hapi një kapitull të ri në konfliktin e Lindjes së Mesme duke njoftuar “Operacionin Liria” për Ngushticën e Hormuzit. Ai tha se SHBA do të......
OPEC+ do të rrisë prodhimin e naftës - 188,000 fuçi shtesë, por vendimi mbetet në letër deri në hapjen e Hormuzit
OPEC+ ra dakord për një rritje modeste të prodhimit të naftës për qershorin, që do të mbetet kryesisht në letër për sa kohë që lufta e Iranit vazhdon të......
Kryeministri Rama në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian
Kryeministri Rama udhëtoi sot drejt Armenisë për të marrë pjesë në punimet e Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, i cili do të zhvillohet ditën e......
Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë/ Rama: Vlerësim i reformës në drejtësi
Këtë javë Tirana do të kthehet në një pikë referimi për një nga temat më thelbësore për të ardhmen e vendit që është sundimi i ligjit. Më 6 dhe 7 maj do të......


