Pagesat cashless me POS, Tatimet u kujtojnë afatin e mbetur subjekteve që e kanë detyrim

Kanë mbetur edhe 27 ditë nga afati përfundimtar, për zbatimin e detyrimit ligjor për kryerjen e pagesave pa para në dorë (cashless) përmes pajisjeve POS/POI në pikat e shitjes, për një sërë subjektesh të përcaktuara nga administrata tatimore.
Sipas njoftimit të Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, detyrimi përfshin kryesisht strukturat akomoduese (hotele dhe njësi turistike), shërbimet e transportit, si dhe institucionet dhe shoqëritë publike me kapital shtetëror.
Ky vendim synon rritjen e formalizimit të ekonomisë dhe reduktimin e përdorimit të parasë cash në transaksionet tregtare, duke e bërë më të gjurmueshme qarkullimin financiar.
Zbatimi i pagesave elektronike shihet si një hap drejt:
rritjes së transparencës në transaksione,
shërbimeve më të shpejta dhe efikase për qytetarët,
dhe uljes së informalitetit në ekonomi.
Autoritetet tatimore kanë theksuar se bizneset duhet të mos e lënë për ditën e fundit përmbushjen e detyrimit, pasi afati përfundimtar është 30 maj 2026. Pas kësaj date, subjektet që nuk janë pajisur me sistemet e kërkuara do të përballen me masa administrative sipas legjislacionit në fuqi.
Ky ndryshim vlerësohet si një nga hapat më të rëndësishëm të viteve të fundit në drejtim të dixhitalizimit të pagesave dhe formalizimit të ekonomisë shqiptare.
A po hezitojnë shqiptarët për pushime jashtë vendi? - Zani: Shqipëria po shihet si destinacion alternativ nga të huajt
Pasiguritë dhe zhvillimet e fundit në rajon duket se po ndikojnë drejtpërdrejt edhe te planet e pushimeve. Këtë verë, shqiptarët po tregohen më të rezervuar......
Shtëpia në Shqipëri, më e vështirë për vendasit sesa për të huajt/ Eurostat: Shqiptarët përballen më shpesh me vështirësi strehimi
Mes rritjes së çmimeve të banesave dhe vështirësisë për të përballuar qiratë apo kreditë, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë rezulton se ka hasur......
Airbnb në Shqipëri po shkon drejt luksit? Riviera kryeson me tarifa deri në 200 euro nata në kulm sezoni
Tregu i qirave afatshkurtra në Shqipëri po hyn në një fazë më të sofistikuar, ku mundësitë më të mëdha nuk qëndrojnë vetëm tek volumi, por tek segmentet e......
“Nuk ka patur dhe nuk ka bllokim” - Procesi i negociatave, ministri Hoxha: Vijojmë me durim reformat
Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk ka bllokim apo veto, nga asnjë anëtar i unionit. Kjo u theksua nga ministri për Evropën dhe Punët e......
Stacioni hekurudhor i Rinasit - Hapet tenderi për projektimin dhe ndërtimin, fondi limit 91.6 mln lekë
Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin për hartimin e projektit të detajuar dhe ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të aeroportit të Rinasit, pjesë e......
Sa vlen kompania eBay? - GameStop bën ofertën e blerjes prej 56 miliardë dollarë
Shitësi amerikan me pakicë i lojërave të fatit, GameStop ka propozuar zyrtarisht një blerje të eBay për 56 miliardë dollarë, një veprim që do të përfaqësonte......
Cilat janë objektivat e “DAP” për vitin 2026? - Fokus te performanca, integrimi në BE dhe rritja e konkurrueshmërisë
Viti 2026 përkon me një fazë të rëndësishme për administratën publike në vend. Departamenti i Administratës Publike ka shpallur prioritetet kryesore, ku në......
Kanadaja, anëtari i 28-të i BE-së? - Pse vendi po synon një lidhje më të ngushtë me Brukselin
Kryeministri kanadez Mark Carney, i cili mban pasaporta kanadeze dhe britanike, përfaqëson një urë unike midis botës anglofone dhe një Evrope gjithnjë e më......


