Analiza Postuar më 16 Mars 2026, 14:22

Zgjerimi i Turizmit shton varësinë nga sektori/ Sjell miliarda në ekonomi, por edhe kosto për vendasit

Nga Xhorxhina Deda

Zgjerimi i Turizmit shton varësinë nga sektori/ Sjell miliarda në

Turizmi po merr një rol gjithnjë e më të madh në ekonominë shqiptare. Sipas një analize të publikuar nga platforma e vizualizimit të të dhënave Visual Capitalist, Shqipëria renditet në vendin e 16-të në botë për varësinë e ekonomisë nga turizmi, me rreth 21.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të lidhur me këtë sektor.

Analiza bazohet në të dhëna të institucioneve ndërkombëtare si Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UN Tourism), Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF), të përpunuara për të matur peshën e turizmit në ekonominë e vendeve.

Renditja tregon se ekonomitë më të varura nga turizmi janë kryesisht vende të vogla ose ishullore. Në krye të listës janë Makao, ku turizmi përbën rreth 70.8% të ekonomisë, Aruba me 69.7%, dhe Maldivet me 68.1%.

Megjithatë, fakti që Shqipëria shfaqet në këtë listë tregon se turizmi është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Në vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar një rritje të fortë të fluksit të turistëve, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në ekonomi. Sektori i turizmit përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh, nga akomodimi dhe transporti deri te shërbimet e argëtimit, tregtia dhe aktivitetet kulturore. Kjo do të thotë se ndikimi i turizmit në ekonomi nuk kufizohet vetëm te hotelet dhe restorantet, por përhapet në shumë sektorë të tjerë të aktivitetit ekonomik.

Çfarë tregojnë statistikat zyrtare

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se sektori që përfshin tregtinë, transportin, akomodimin dhe shërbimin ushqimor përbën rreth 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë në vitin 2024.

Kjo shifër është disi më e ulët se vlerësimi i publikuar në analizën ndërkombëtare, sepse statistikat kombëtare matin ekonominë sipas sektorëve të veçantë ekonomikë, ndërsa vlerësimet ndërkombëtare përfshijnë ndikimin më të gjerë të shpenzimeve të turistëve në ekonomi, pra llogarisin gjithë zinxhirin ekonomik që krijojnë turistët

Përfitimet dhe rreziqet e varësisë nga turizmi

Megjithatë, rritja e shpejtë e turizmit sjell edhe pasoja ekonomike për banorët lokalë.

Rritja e kërkesës për akomodim turistik shpesh shoqërohet me rritjen e çmimeve të qirave dhe të pronave, pasi shumë banesa kalojnë në tregun e qirave afatshkurtra për turistët. Në zonat turistike kjo mund ta bëjë më të vështirë për vendasit gjetjen e banesave me çmime të përballueshme.

Në disa raste rriten edhe çmimet e shërbimeve dhe produkteve, pasi bizneset orientohen gjithnjë e më shumë drejt konsumatorëve turistikë me fuqi më të lartë blerëse.

Sfida e një ekonomie të varur nga turizmi

Renditja e Shqipërisë ndër ekonomitë më të varura nga turizmi tregon rëndësinë që ky sektor ka marrë në zhvillimin ekonomik të vendit. Por një varësi e lartë nga turizmi e bën ekonominë më të ndjeshme ndaj krizave ndërkombëtare, ndryshimeve në kërkesën për udhëtime apo zhvillimeve gjeopolitike.

Zgjerimi i Turizmit shton varësinë nga sektori/ Sjell miliarda në

Zgjerimi i Turizmit shton varësinë nga sektori/ Sjell miliarda në

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat