Rekord karburantesh në gusht, mbi 80 mijë ton/ Rriten edhe të ardhurat doganore, 1.7 mld lekë më shumë se një vit më parë
Mbi 80 mijë ton karburante u zhdoganuan gjatë muajit gusht, duke shënuar nivelin më të lartë mujor të regjistruar deri më tani. Të dhënat bëhen me dije nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sipas së cilës rritja e sasive të karburanteve ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në arkëtimet e muajit.
Në total, të ardhurat doganore arritën në 22.8 mld lekë gjatë gushtit tw kwtij viti, rreth 1.7 mld lekë më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Karburantet rezultojnë një prej faktorëve kryesorë pas kësaj performance. Vetëm nga akciza, rritja e të ardhurave të lidhura me karburantet ishte 264 mln lekë, ndërsa në total arkëtimet nga akciza neto u shtuan me 502 mln lekë. Një tjetër kontribut prej 187 mln lekësh erdhi nga cigaret.
Gjithsesi, ndikim edhe më të madh karburantet kanë dhënë te TVSH-ja e mbledhur në import. Sipas Doganave, të ardhurat nga ky zë u rritën me 1.1 mld lekë krahasuar me gushtin e vitit 2025, ku 741 mln lekë shtesë erdhën vetëm nga karburantet e importuara. Në rritjen e TVSH-së ndikuan gjithashtu produktet e tjera të importit, me 161 mln lekë më shumë, si dhe autoveturat e përdorura, me një kontribut shtesë prej 146 mln lekësh.
Ndërkohë, të ardhurat nga taksa doganore u rritën me 85 mln lekë, të mbështetura ndër të tjera nga importet e veshjeve, mishit dhe konstruksioneve metalike. Edhe renta minerare shënoi një rritje prej 8 mln lekësh, kryesisht si rezultat i sasive më të larta të mineraleve të eksportuara.
Tregu i pasurive të paluajtshme ndryshon ritëm/ Zonat periferike vijojnë të kenë interes më të lartë për blerje pas pandemisë
Në strukturën e tregut rezidencial të Tiranës, apartamentet vazhdojnë të jenë zgjedhja kryesore si për blerësit që kërkojnë banesë për të jetuar, ashtu edhe......
Ndotësi do të paguajë rehabilitimin e mjedisit/ Operatorët do mbajnë kostot dhe për inspektimet në terren
Operatorët përgjegjës për dëmtimin e mjedisit do të duhet të marrin masa për rikthimin e pyjeve, habitateve, ujërave apo tokës së dëmtuar dhe të përballojnë......
SHBA-Kinë, inteligjenca artificiale si shqetësim/ Përgatitje për bisedime mbi sigurinë në mesin e shtatorit
SHBA-të dhe Kina po përgatiten të diskutojnë rreziqet e sigurisë së inteligjencës artificiale gjatë një dialogu të planifikuar për në mesin e shtatorit,......
Xi Jinping në SHBA me delegacion të madh biznesi/ Vizita shans për të ofruar më shumë investime në SHBA
Presidenti Xi Jinping po përgatit një delegacion të madh biznesi për ta shoqëruar atë në vizitën e tij në Uashington. Ky vlerësohet si një veprim i pazakontë......
Roli i Bankave Qëndrore në një mjedis sfidues/ Guvernatori Sejko në 25-vjetorin e BQ të Malit të Zi
Guvernatorët dhe ekspertë të nivelit të lartë diskutuan sfidat me të cilat përballen bankat qendrore, në një mjedis të karakterizuar nga zhvillime komplekse......
Gjenerata Z rroba cilësore me buxhet të ulët/ Shein, shitësi kinez me pakicë ofron mundësi kursimi
Shein, shitësi me pakicë kinez i modës së shpejtë online, i cili u bë publik në Bursën e Hong Kongut këtë javë, e ka ndërtuar suksesin e tij duke joshur......
Kriza ushqimore, çmime të larta dhe mungesë furnizimi/ FAO: Çmimet e ushqimeve në nivelin më të lartë që nga 2022
Çmimet botërore të ushqimeve u rritën në gusht në nivelin më të lartë që nga fundi i vitit 2022. Moti i pafavorshëm dhe ndërprerjet e luftës në Detin e Zi......
Rregullat e propozuara të BE-së kufizojnë Airbnb-në/ Më 9 shtator KE prezanton Aktin për Strehim të Përballueshëm
Airbnb dhe kompanitë e tjera të qirave afatshkurtra të shtëpive pritet të përballen me kufizime të reja. Bashkimi Evropian ka vendosur të trajtojë mungesën e......

