Roli i Bankave Qëndrore në një mjedis sfidues/ Guvernatori Sejko në 25-vjetorin e BQ të Malit të Zi

Guvernatorët dhe ekspertë të nivelit të lartë diskutuan sfidat me të cilat përballen bankat qendrore, në një mjedis të karakterizuar nga zhvillime komplekse dhe pasiguri. Kjo ndodhi në konferencën e 25 vjetorit të krijimit të Bankës së Malit të Zi ku i pranishëm ishte edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Guvernatori Sejko ishte ftuar si folës në panelin me temë “Besueshmëria, hapësira e politikës monetare dhe përafrimi me BE-në në një mjedis sfidues”, së bashku me guvernatorët e Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e tij, Sejko theksoi rëndësinë e besueshmërisë së bankave qendrore, duke e vlerësuar atë si një element thelbësor për forcimin e institucioneve dhe për zbatimin sa më efektiv të politikës monetare.
Sejko nënvizoi se besimi ndërtohet mbi një kuadër të fortë institucional, politika të qëndrueshme dhe komunikim të qartë, transparent dhe efektiv me publikun. Duke iu referuar përvojës së Bankës së Shqipërisë, Guvernatori theksoi rëndësinë e ruajtjes së një kuadri të qartë të politikës monetare, dhe veçoi reformat e ndërmarra për forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit financiar, përfshirë përmirësimin e mjedisit të kreditimit dhe modernizimin e infrastrukturës së pagesave, pjesë e të cilit është edhe anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA.
Një tjetër temë e diskutuar ishte përafrimi me kuadrin rregullativ të Bashkimit Evropian dhe ruajtja e stabilitetit makroekonomik e financiar gjatë procesit të reformave. Guvernatori Sejko theksoi se integrimi evropian dhe përmbushja e mandateve të bankave qendrore për ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar plotësojnë njëri-tjetrin. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të platformës TIPS Clone, i cili është një klonim i sistemit evropian të pagesave të shpejta që do të krijojë kursime si në kohë, ashtu edhe në para, për të gjithë konsumatorët, individët dhe bizneset shqiptare.
Gajtë aktivitetit, Guvernatori Sejko pati një sërë takimesh dypalëshe me përfaqësues të FMN-së dhe me guvernatorë të bankave të tjera qendrore.
Generation Z quality clothes on a low budget/ Shein, the Chinese retailer offers savings opportunities
Shein, the Chinese online fast-fashion retailer that went public on the Hong Kong Stock Exchange this week, has built its success by luring young,......
Food crisis, high prices and supply shortages/ FAO: Food prices at highest level since 2022
World food prices rose in August to their highest level since late 2022. Adverse weather and disruptions from the Black Sea war heightened concerns over the......
Rregullat e propozuara të BE-së kufizojnë Airbnb-në/ Më 9 shtator KE prezanton Aktin për Strehim të Përballueshëm
Airbnb dhe kompanitë e tjera të qirave afatshkurtra të shtëpive pritet të përballen me kufizime të reja. Bashkimi Evropian ka vendosur të trajtojë mungesën e......
Të rinjtë në fshat zgjedhin blegtorinë/ 223 aplikime në Skemën Kombëtare për blerje kafshësh
Fermerët e rinj në moshë po orientohen më shumë drejt sektorit të blegtorisë. Skema e kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për herë të parë ka sjell si risi......
Albania in the EU, how much will it pay and how much will it benefit? A contribution will be paid to the Union budget, but the benefits are expected to be higher
The European Union and its member states have not only a give-and-take relationship. Membership will enable Albania to benefit from EU funds, but at the same......
Mbi 129 milionë lekë tarifa financiare nga ankesat në KPP/ 42.4 milionë lekë do të depozitohen në Buxhetin e Shtetit
Mbi 129 milionë lekë janë arkëtuar në 7 muaj nga Komisioni i Prokurimit Publik si tarifa financiare të vendosura në kuadër të procedurave të prokurimit të......
Prime Minister Rama: The land that was forcibly divided between neighboring investors will be expropriated and turned into an olive grove
End of stories of conflict over properties and a message for all investors who manage and develop tourism assets. "The mission for Albania's tourism cannot......
Elbasan-Rrogozhinë Highway/ ARRSH: The first 6 phases of the axis are nearing completion, asphalting of 15 km begins
The works on the first 6 phases of the Elbasan-Rrogozhinë axis, part of Corridor VIII, are nearing completion. According to the latest update from the......


