Shqipëria Posted on 2026-09-05 11:39:00

Të rinjtë në fshat zgjedhin blegtorinë/ 223 aplikime në Skemën Kombëtare për blerje kafshësh

From Elisabeta Dosku

Të rinjtë në fshat zgjedhin blegtorinë/ 223 aplikime në

Fermerët e rinj në moshë po orientohen më shumë drejt sektorit të blegtorisë.

Skema e kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për herë të parë ka sjell si risi mbështetjen e fermerëve të rinj, përmes granteve deri në 10 mijë euro me qëllim “rigjenerimin” e fshatrave dhe nxitjen e interesit të tyre për të investuar në këtë sektor, i cili konsiderohet me potencial të lartë.

Të dhënat nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural tregojnë se sa i takon Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2026, të rinjtë në fshat, kanë treguar një interes të konsiderueshëm për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe modernizimin e fermave.

Në total, janë regjistruar 414 aplikime nga fermerët e rinj, me investimet të përqendruara kryesisht në tre kategori. 223 aplikime rezultojnë për blerje kafshësh; 164 aplikime për blerje makinerish bujqësore dhe 27 aplikime për ndërtimin apo përmirësimin e strehimit të kafshëve.

Të dhënat e Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2026 sinjalizojnë gjithashtu një prirje drejt një bujqësie më të modernizuar, ku investimet në teknologji, pajisje dhe kapacitete prodhuese po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm.

Qeveria ka përcaktuar se 2.5 miliardë lekë nga fondi total prej 5.2 miliardë lekësh do të shkojë për mbështetje për investime ku fermerë të rinj, për investime në ferma bujqësore dhe blegtorale, do të përfitojnë 70% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 milion lekë; për ndërtimin/rikonstruksionin e staneve dhe/ose pajisjeve për përmirësimin e kushteve, masa e përfitimit është në 70% e vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 3 tre milionë lekë për subjekt. Për  pajisje, makineri dhe mjete bujqësore për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në ferma bujqësore dhe blegtorale, masa e përfitimit është në 50% e vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt dhe jo më pak se 50 mijë lekë për subjekt.

Kjo tendencë lidhet edhe me rritjen e mbështetjes për blegtorinë gjatë këtij vitit dhe uljen e pragut të përfitimit për fermerët.

Të rinjtë në fshat zgjedhin blegtorinë/ 223 aplikime në

 

Live TV

Latest news
All news

Most visited