Ndotësi do të paguajë rehabilitimin e mjedisit/ Operatorët do mbajnë kostot dhe për inspektimet në terren
Operatorët përgjegjës për dëmtimin e mjedisit do të duhet të marrin masa për rikthimin e pyjeve, habitateve, ujërave apo tokës së dëmtuar dhe të përballojnë kostot që lidhen me rehabilitimin. Ministria e Mjedisit ka miratuar dy urdhra të rinj që përcaktojnë masat që duhet të ndërmerren, si dhe mënyrën e llogaritjes së shpenzimeve për eliminimin e kërcënimit dhe dëmit mjedisor.
Sipas rregullave të reja, rehabilitimi nuk kufizohet vetëm në ndërhyrjen në zonën e dëmtuar. Ai ndahet në rehabilitim parësor, plotësues dhe kompensues.
Paralelisht, Ministria ka miratuar metodën për llogaritjen e kostove, e cila mbështetet shprehimisht në parimin “ndotësi paguan”. Në faturën që mund t’i ngarkohet operatorit përfshihen jo vetëm kostot e rehabilitimit, por edhe inspektimet në terren, marrja e mostrave, analizat laboratorike, studimet shkencore, ekspertët, monitorimi dhe shpenzimet administrative.
Metoda parashikon gjithashtu rikuperimin e kostove të masave emergjente, rehabilitimit parësor, plotësues dhe kompensues, monitorimit, si dhe të kostove ligjore dhe gjyqësore që lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e përgjegjësisë mjedisore. Kostot do të përcaktohen mbi bazën e shpenzimeve faktike, çmimeve të tregut, vlerësimeve të ekspertëve ose normave standarde të kostos.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit është institucioni përgjegjës për zbatimin e masave. Megjithatë, zbatimi i tyre në praktikë do të nisë pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të akteve të tjera nënligjore për përgjegjësinë mjedisore, të parashikuara nga ligji për mbrojtjen e mjedisit.
SHBA-Kinë, inteligjenca artificiale si shqetësim/ Përgatitje për bisedime mbi sigurinë në mesin e shtatorit
SHBA-të dhe Kina po përgatiten të diskutojnë rreziqet e sigurisë së inteligjencës artificiale gjatë një dialogu të planifikuar për në mesin e shtatorit,......
Xi Jinping në SHBA me delegacion të madh biznesi/ Vizita shans për të ofruar më shumë investime në SHBA
Presidenti Xi Jinping po përgatit një delegacion të madh biznesi për ta shoqëruar atë në vizitën e tij në Uashington. Ky vlerësohet si një veprim i pazakontë......
Roli i Bankave Qëndrore në një mjedis sfidues/ Guvernatori Sejko në 25-vjetorin e BQ të Malit të Zi
Guvernatorët dhe ekspertë të nivelit të lartë diskutuan sfidat me të cilat përballen bankat qendrore, në një mjedis të karakterizuar nga zhvillime komplekse......
Gjenerata Z rroba cilësore me buxhet të ulët/ Shein, shitësi kinez me pakicë ofron mundësi kursimi
Shein, shitësi me pakicë kinez i modës së shpejtë online, i cili u bë publik në Bursën e Hong Kongut këtë javë, e ka ndërtuar suksesin e tij duke joshur......
Kriza ushqimore, çmime të larta dhe mungesë furnizimi/ FAO: Çmimet e ushqimeve në nivelin më të lartë që nga 2022
Çmimet botërore të ushqimeve u rritën në gusht në nivelin më të lartë që nga fundi i vitit 2022. Moti i pafavorshëm dhe ndërprerjet e luftës në Detin e Zi......
Rregullat e propozuara të BE-së kufizojnë Airbnb-në/ Më 9 shtator KE prezanton Aktin për Strehim të Përballueshëm
Airbnb dhe kompanitë e tjera të qirave afatshkurtra të shtëpive pritet të përballen me kufizime të reja. Bashkimi Evropian ka vendosur të trajtojë mungesën e......
Të rinjtë në fshat zgjedhin blegtorinë/ 223 aplikime në Skemën Kombëtare për blerje kafshësh
Fermerët e rinj në moshë po orientohen më shumë drejt sektorit të blegtorisë. Skema e kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për herë të parë ka sjell si risi......
Shqipëria në BE, sa do të paguajë dhe sa do të përfitojë? Në buxhetin e Unionit do të derdhet një kontribut, por përfitimet pritet të jenë më të larta
Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare nuk kanë vetëm një marrëdhënie merr, por edhe jep. Anëtarësimi do t'i japë mundësinë Shqipërisë që të përfitojë nga......

