Shqipëria Postuar më 4 Maj 2026, 19:28

Financat publikojnë kalendarin e ankandeve të letrave me vlerë, nisja me obligacionet 20-vjeçare

Nga SCAN TV

Financat publikojnë kalendarin e ankandeve të letrave me vlerë,

Ministria e Financave publikoi kalendarin e ankandeve të titujve qeveritarë për muajin maj, duke ftuar qytetarët dhe investitorët të bëhen pjesë e tyre. Përmes një njoftimi, ministri i Financave Petrit Malaj thekson se pjesëmarrja në ankandet e titujve qeveritarë përbën një mundësi të favorshme investimi, me norma interesi konkurruese dhe nivel të ulët risku.

Titujt qeveritarë mbeten ndër instrumentet më të sigurta financiare në treg, pasi janë të garantuara nga shteti, ndërsa interesi i publikut për këtë formë investimi vijon të jetë në rritje. Kalendari i publikuar orienton investitorët mbi datat e zhvillimit të ankandeve gjatë muajit maj, duke u krijuar mundësi për planifikim dhe pjesëmarrje në kohë.

Sipas kalendarit sot zhvillohet ankandi për obligacionet 20-vjeçare, emetim i ri, në datën 12 dhe 26 maj zhvillohen ankandet për bonot e thesarit respektivisht me maturin 6 dhe 12 mujor. Ndërsa në datat 13, 19, 25 maj zhvillohen ankandet për obligacionet 2, 3 dhe 7-vjeçare. MF u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të shfrytëzojnë këto instrumente financiare për të investuar kursimet e tyre në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat