Britania shpall nismën e punësimit për të rinjtë - Qëllimi: Zbutja e papunësisë. Financimi: 1 mld paund

Britania do të investojë 1 miliard paund shtesë (1.3 miliardë dollarë) për të hapur vende pune për të rinjtë, tha qeveria. Kjo wshtw pjesë e një përpjekjeje për të zvogëluar numrin e gati 1 milion të të rinjve të moshës 16 deri në 24 vjeç që nuk janë në arsim, punësim ose trajnim.
Papunësia e të rinjve në Britani ka arritur nivelin më të lartë në 10 vjet , sipas shifrave të publikuara muajin e kaluar, duke tejkaluar vendet e tjera evropiane dhe duke ngritur pyetje të vështira për Partinë Laburiste në pushtet lidhur me vendimin e saj për të rritur pagën minimale.
Ministri i Punës dhe Pensioneve, Pat McFadden, njoftoi se 1 miliard paund do të investohen në grante për kompanitë që janë të gatshme të angazhojnë të rinjtë dhe në vende pune më të subvencionuara - masa që ai thotë se do të ndihmojnë në krijimin e 200,000 vendeve të punës. “Këto masa do t’u japin të rinjve mundësi që ndryshojnë jetën dhe do ta përmbysin ndjeshëm rritjen që trashëguam tek ata që nuk janë në arsim, punësim apo trajnim”, tha McFadden në një deklaratë.
Bizneset do të marrin një subvencion prej 3,000 paundësh nëse punësojnë dikë të moshës 18-24 vjeç i cili ka marrë përfitime papunësie gjatë gjashtë muajve të fundit. Bizneset e vogla dhe të mesme do të marrin 2,000 paund për çdo praktikant të moshës 16-24 vjeç. Skema ofron 25 orë në javë punë të subvencionuar për njerëzit që nuk kanë mundur të gjejnë punë për 18 muaj do të zgjerohet për të përfshirë ata deri në 24 vjeç.
Disa kompani thonë se kanë vështirësi të përballojnë punësimin e të rinjve, duke përmendur rritjen e pagës minimale së bashku me një rritje të kontributeve të sigurimeve shoqërore të punëdhënësve dhe kosto të tjera.
Disa punëdhënës ankohen se legjislacioni i ri që u jep më shumë të drejta punëtorëve do ta bëjë punësimin më të shtrenjtë.
Qeveria është zotuar gjithashtu të heqë dorë nga normat e pagave minimale për punëtorët e moshës 18 deri në 20 vjeç.
Gjiri Persik, Irani rifillon sulmet ndaj aleatëve të SHBA - Trump thotë se kjo nuk pritej, por ai ishte i paralajmëruar
Irani nisi sulme të reja ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe të martën, lloji i sulmeve hakmarrëse ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik. Presidenti Trump......
Kalimi i kuotave të aksioneve, 2,500 transaksione shitje e dhurimi, Tatimet: Deklaroni vlerën e saktë
Administrata Tatimore ka identifikuar rreth 2,500 transaksione të shitjes dhe dhurimit të kuotave apo aksioneve gjatë vitit 2025, duke rritur vëmendjen ndaj......
Gjenerata Z në Shqipëri dhe rajon nuk ka pavarësi ekonomike - Tregu i punës, sfida më e madhe për të ardhmen
Punësimi, ekonomia dhe arsimi janë tre shqetësimet kryesore për brezin e ri në Shqipëri. Sipas raportit “Gjenerata Z në Ballkanin Perëndimor”, të rinjtë......
Rama: Punimet po vijojnë, nyje kryesore e hyrjes në qytetin e Shkodrës
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se punimet në Bahçallëk, një nga nyjet kryesore të hyrjes në qytetin e Shkodrës,......
Zgjerimi i Turizmit shton varësinë nga sektori/ Sjell miliarda në ekonomi, por edhe kosto për vendasit
Turizmi po merr një rol gjithnjë e më të madh në ekonominë shqiptare. Sipas një analize të publikuar nga platforma e vizualizimit të të dhënave Visual......
Sa ju kushton kredia konsumatore? - Jo vetëm këste dhe interesa. Komisione disbursimi dhe penalitete për shlyerje të vonuar
Përveç shlyerjes së kësteve dhe interesave, marrja e një kredie konsumatore shoqërohet me një sërë kostosh të tjera që përfshijnë edhe komisionet që duhet......
ERE, 13 mln lekë më shumë nga pagesat rregullatore - Rritja e licencave, Enti synon mbledhjen e 405.6 mln lekëve nga 419 kompani të licencuara
Enti Rregullator i Energjisë parashikon rritje të të ardhurave nga pagesat rregullatore të kompanive që operojnë në tregun e energjisë. Në total, ky dikaster......
Propozimi, Kallas: Misioni detar i BE-së në Hormuz - Thirrja e Trump, ministrat e jashtëm të BE takim në Bruksel
Njëzet e shtatë ministrat e jashtëm të BE-së takohen në Bruksel për të diskutuar mënyrat për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, pasi Presidenti i SHBA-së......


