Lëndët djegëse marrin timonin e eksporteve/ Shkurti rimëkëmb tregtinë, por fasoni dobësohet më tej

Eksportet e mallrave u rikthyen në rritje në muajin shkurt, duke dhënë sinjalet e para të stabilizimit pas një viti të vështirë për tregtinë e jashtme, megjithëse ritmi i rritjes mbetet ende i kufizuar.
Sipas të dhënave zyrtare, eksportet arritën në 30.9 miliardë lekë, me një rritje prej 2.8% krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar dhe 15.8% më shumë se në janar.
Rritja është mbështetur në mënyrë të dukshme nga një bazë e ngushtë sektorësh. Sektori i energjisë dhe mineraleve shënoi një rritje të fortë prej 31.1%, ndërsa makineritë dhe pajisjet u zgjeruan me 6.4%, duke vepruar si shtyllat kryesore të eksporteve. Kjo tregon se performanca pozitive është e përqendruar dhe jo e shpërndarë gjerësisht në ekonomi.
Në të kundërt, sektorët tradicionalë të eksporteve vijojnë të japin sinjale dobësie. Ushqimet, pijet dhe duhani ranë me 14.4%, ndërsa tekstilet dhe këpucët, një nga sektorët kryesorë të punësimit, u tkurrën me 3.6%. Rënie u regjistrua edhe në materialet e ndërtimit dhe metalet me 6.6%, duke reflektuar një kërkesë më të dobët të jashtme dhe presione në industrinë prodhuese.
Nga ana tjetër, importet u rritën me 0.8%, duke arritur në 68 miliardë lekë. Ndërkohë, rritja e ndjeshme e importeve të makinerive dhe pajisjeve me 21.5% sugjeron investime ose zgjerim aktiviteti.
Ndërkohë, importet e mineraleve dhe energjisë pësuan rënie të fortë me 30,6%, duke reflektuar ndryshime në strukturën e furnizimit.
Si rezultat, deficiti tregtar mbeti i lartë në 37.1 miliardë lekë, megjithëse me një ulje të lehtë në terma vjetorë.
Në aspektin e tregjeve, eksportet shqiptare kanë shënuar rritje të fortë drejt Kosovës dhe Gjermanisë, përkatësisht me 37.1% dhe 34.7%, ndërsa rënie është regjistruar në tregje kyçe si Italia dhe Spanja.
Nga ana tjetër, importet janë rritur ndjeshëm nga Kina dhe Kosova, ndërsa kanë rënë nga Italia dhe Turqia, duke reflektuar ndryshime në burimet e furnizimit.
Bashkimi Evropian mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, duke përbërë 56.3% të shkëmbimeve totale. Eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 70.3% të totalit, ndërsa importet nga BE përbëjnë 49.9%.
Buxheti “furnizohet” me 1.3 miliardë euro në dy muaj - Konsumi udhëheq rritjen. Nga akciza u arkëtuan 100 milionë euro
Viti 2026 ka nisur mbarë për financat publike. Buxheti i shtetit, vetëm në dy muajt e parë të vitit ka arkëtuar 130.3 miliardë lekë apo 1.3 miliardë euro. ......
Nga interkonjeksioni me Kosovën, te HEC Moglicë - Komuniteti i Energjisë nis hartimin e listës për investimet energjetike me ndikim rajonal
Komuniteti i Energjisë ka hapur konsultimin publik për listën e re të projekteve të interesit të përbashkët për vitin 2026, një proces që synon të mbështesë......
Sa llogari bankare kanë të huajt në Shqipëri? Rekordi historik në 2025, pjesa më e madhe i përket individëve
Numri i llogarive bankare të të huajve në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe gjatë vitit 2025, duke arritur në nivelin më të lartë historik. Sipas të dhënave......
Shqipëria historike “magnet” për turistët - Ministri Gonxhja: Mbi 42 mijë vizitorë eksplorojnë sitet historike
Trashëgimia jonë kulturore dhe historike vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja bën të......
Parlamenti voton shpalljen e Iranin shtet terrorist - Balla: Vendi ynë ka qenë objekt i sulmeve kibernetike
Shqipëria ka shpallur zyrtarisht Iranin shtet terrorist. Projekt-rezoluta e Partisë Socialiste u miratua këtë të martë në një seancë të posaçme parlamentare......
Arkat e bankave, me më pak fluks qytetarësh - Preferohen aplikacionet bankare dhe bankomatet për transaksionet e përditshme
Ju ka bërë ndonjëherë përshtypje se sa radhë të gjatë ka në bankë për të kryer veprime në arkë? Shumica e njerëzve kërkojnë të marrin shërbime në atë njësi,......
Luhatje në tregun valutor – Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan. Forcohen Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rënie të konsiderueshme të vlerës ditën e sotme në raport me një ditë më parë pasi është blerë me 83 lekë dhe është......
Bie rrjeti kombëtar elektrik i Kubës, miliona njerëz pa energji - Kuba po zhvillon bisedime me SHBA për tejkalimin e krizës
Rrjeti kombëtar elektrik i Kubës ra të hënën, tha operatori i rrjetit të vendit, duke lënë rreth 10 milionë njerëz pa energji elektrike për shkak të një......


