Shqipëria Postuar më 17 Mars 2026, 13:15

Demo: Reforma Territoriale t’i përgjigjet sfidave të së ardhmes - Deri më tani mbi 400 aplikime për Paketën e Maleve

Nga Diamila Leka

Demo: Reforma Territoriale t’i përgjigjet sfidave të së

Ministri i shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo gjatë një konference me gazetarët u shpreh se reforma territorial duhet të përfshijë qytetarët edhe grupet e interesit. Ndërsa u ndal se rfeorma duhet t’i përgjigjet sa më mirë sfidave të së ardhmes.

"Komisioni i Posaçëm në Parlament tashmë është duke definuar metodologjinë që ata do të ndjekin për sa i përket, po e quajmë, turit dëgjimor që do të ndodhë në territor, apo vetë seancave dëgjimore që do të ndodhin në Komisionin e Posaçëm. Ne nuk duhet të mendojmë që kjo duhet të jetë një reformë afatshkurtër, por ne duhet të mendojmë që duhet të jetë një reformë e cila i përgjigjet më së miri atyre që janë sfidat që ne presim që do të kemi dhe do të ballafaqohemi në vitet që kemi përpara. Qoftë ato që vijnë si rrjedhojë e integrimit në Bashkimin Evropian dhe peshën që bashkitë kanë në këtë kuadër, por vetvetiu dhe vetë sfidat që territori ka sjellë."

Për t’u ndalur te Paketa e Maleve, ministri Demo deklaroi se numri i aplikimeve për Paketën e Maleve ka arritur në 400. Sipas ministrit këto janë aplikime me probabilitet të lartë suksesi.

“Sot që ne flasim, ne jemi në një shifër rreth 400 aplikime, por duhet të kuptojmë po flasim për këto 400 aplikime të cilat kanë probabilitet shumë të lartë suksesi. Nuk po flasim për shprehje interesi në këtë fazë, po flasim për aplikime të cilat janë brenda zonave prioritare që janë shpallur dhe janë në bashki të cilat e kanë kaluar dhe miratuar zonat prioritare.

Prandaj unë jam besimplotë që me ritmin që ne jemi duke ndjekur, besoj që targeti prej 1000 aplikimeve deri në fund të 2026-ës është shumë i realizueshëm."

Ndër të tjera ministri u shpreh se ambicia e integrimit të Shqipërisë në BE prek edhe bashkitë dhe se do t’i nënshtrohen ndryshimeve.

“Edhe në momentin që ne jemi bërë anëtarë të Bashkimit Evropian, absolutisht ne do të kemi punë për të bërë për të rritur dhe për të përmirësuar funksionimin e të gjitha institucioneve. Procesi i integrimit është shumë kompleks. Kërkon detyrimisht, sidomos deri në momentin që ne bëhemi vend anëtar i Bashkimit Evropian, do të kërkojë një transformim radikal të të gjitha institucioneve. Dhe kur flasim për bashkitë, unë gjithmonë e përmend faktin që një lloj mënyre një 'tsunami' është duke ardhur nga pikëpamja rregullative dhe e përgjegjësive të reja dhe standardeve të reja që bashkitë duhet të plotësojnë si rrjedhojë e procesit.”

Sipas ministrit realiteti i ri me të cilin do të ballafaqohemi kërkon energji  për të arritur në një tjetër nivel.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat