“85 milionë fëmijë në botë nuk ndjekin shkollën” - UNICEF bën thirrje për investime urgjente në arsimin global
Dje ishte Dita Botërore e Mësuesit, e themeluar në vitin 1994 për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit për Statusin e Mësuesve, hartuar në Paris më 5 tetor 1966. Sipas UNICEF, mësuesit janë në qendër të një arsimi cilësor, por sektori vazhdon të vuajë mungesën e investimeve dhe rënien e numrit të nxënësve.
Në raportin e vitit 2024 nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, vetëm 31% e vendeve kanë sisteme efektive për zhvillimin profesional të mësuesve, shumë më pak se objektivi prej 64%.
Në mbarë botën, raporti thotë se numri i fëmijëve dhe të rinjve jashtë sistemit arsimor ka qëndruar rreth 265 milionë për një dekadë, por vlerësimet më të fundit tregojnë se në vitin 2023 ky numër u rrit në 272 milionë.
Sipas UNICEF, Ndihma Zyrtare për Zhvillimin e Arsimit do të ulet me 3.2 miliardë dollarë, një tkurrje prej 24% krahasuar me vitin 2023. Kjo do të shkaktojë një rritje të numrit të fëmijëve jashtë shkollës në mbarë botën, nga 272 milionë në 278 milionë.
"Asnjë fëmijë nuk duhet të privohet nga e drejta për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen: sigurimi i mësuesve të trajnuar e të motivuar nuk do të thotë vetëm ofrim i dijes, por edhe mbrojtje, shpresë dhe mundësi për jetën," thanë burimet zyrtare të organizatës.
UNICEF vlerëson se 234 milionë fëmijëve u duhet mbështetje për të pasur qasje në arsim cilësor, një rritje prej 35 milionë në tre vitet e fundit.
Nga këta 234 milionë fëmijë, 85 milionë nuk e ndjekin shkollën: 52% janë vajza, 17% janë refugjatë ose persona të zhvendosur brenda vendit dhe mbi 20% janë fëmijë me aftësi të kufizuara.
Situata në Gaza është veçanërisht e rëndë, pasi deri në korrik 2025, rreth 1.466.000 fëmijë përballen me vështirësi për të pasur qasje në arsim. Deri në qershor 2025, janë prekur 588 ndërtesa shkollore, prej të cilave 538 në Rripin e Gazës (95.4%) dhe 50 të tjera në Bregun Perëndimor.

OPEC+ “lëkund” tregjet globale - Nafta shtrenjtohet pas rritjes modeste të prodhimit për muajin nëntor
Çmimet e naftës u rritën të hënën në mëngjes në Evropë, pasi grupi OPEC+ ra dakord vetëm për një rritje të moderuar të prodhimit mujor. Pas një takimi të......

Java nis pozitivisht për Dollarin dhe Frangën – Dobësohet Paundi britanik
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje nga zbritja që pësoi javën që shkoi teksa është blerë këtë mëngjes me 82 lekë dhe është shitur me 83 lekë sipas......

Greqia, qira pa taksa për 3 vjet - Çfarë do të thotë kjo për pronarët dhe kontratat afatgjata?
Ministria greke e Financave po rishikon përjashtimin nga tatimi për pronarët e pasurive të paluajtshme, me qëllim që të rrisë disponueshmërinë e banesave në......

“Rregullore më të rrepta për ‘bankat hije’ ” - Kreu i BQE-së ngre alarmin për rrezikun në sistemin financiar
Evropa duhet të forcojë rregulloret e institucioneve financiare jobankare për të krijuar kushte të barabarta me huadhënësit tradicionalë dhe për të......

Ministri Gonxhja takon CEO-të e agjencive kryesore gjermane për forcimin e partneritetit turistik
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka takuar CEO dhe përfaqësues të agjencive më të rëndësishme turistike gjermane për forcimin e......

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR
Në një shembull të qartë solidariteti dhe bashkëpunimi profesional, Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar të Shqipërisë (UPMVSH) dorëzoi sot pranë......

Vlora çliron hapësirat nga mjetet e konfiskuara, Koçiu: Pushteti vendor do t’i kthejë në zona zhvillimi
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Vlora ku kanë qenë të pranishëm Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu......

Rama me Manastirliun në ‘Flasim’: Tirana s’mund të lihet pa kryetar, do punojmë për kryeqytetin
Kryeministri Edi Rama, bashkë me serinë e re të podcastit “Flasim” ka nisur edhe fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë. E ftuara e tij e parë në......