'Firmat e energjisë nuk duhet të shfrytëzojnë konsumatorët' – 6 vende europiane kërkojnë taksë mbi fitimet e kompanive të naftës

Gjashtë vende të Bashkimit Evropian kanë intensifikuar thirrjet për vendosjen e një takse mbi fitimet e papritura të kompanive të naftës, duke argumentuar se rritja e fitimeve të sektorit të energjisë po ndodh në një kohë të tronditjeve të mëdha të furnizimit dhe rritjes së kostos së jetesës.
Ministrat e Financave të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Polonisë dhe Portugalisë, së bashku me ministrin e Ekonomisë së Spanjës, i kanë dërguar një letër ministrit irlandez të Financave, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së.
Në letër, ministrat kërkojnë që çështja e një takse të mundshme mbi fitimet e papritura të kompanive të naftës të përfshihet në rendin e ditës së takimit të ardhshëm të ministrave të Financave të BE-së, që do të zhvillohet në Dublin.
Sipas nënshkruesve, kompanitë e naftës po përfitojnë nga rritja e marzheve në produktet e rafinuara, ndërsa bota po përballet me një prej goditjeve më të mëdha të furnizimit në dekadat e fundit.
Ministrat kërkojnë diskutimin e një “kornize në nivel të BE-së për taksimin e fitimeve të papritura”, duke iu referuar edhe përvojës së vitit 2022, kur u vendos një taksë e përkohshme mbi fitimet e jashtëzakonshme të sektorit energjetik pas pushtimit rus të Ukrainës.
Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, ka mbështetur vazhdimisht idenë se kompanitë energjetike nuk duhet të përfitojnë në mënyrë të tepruar në kurriz të konsumatorëve gjatë periudhave të krizës. Sipas një burimi nga ministria gjermane, fitimet e tepërta të krijuara nga kriza duhet t'u rikthehen konsumatorëve.
Thirrjet për një masë të tillë janë forcuar pas rritjes së fitimeve të kompanive të mëdha të energjisë, në një kohë kur tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme kanë ndikuar në transportin detar dhe furnizimet energjetike përmes Ngushticës së Hormuzit.
Megjithatë, Bashkimi Evropian nuk ka sinjalizuar ende një plan konkret për vendosjen e një takse të re në nivel blloku.
Nisma përballet gjithashtu me kundërshtime politike në disa prej vendeve anëtare. Në Gjermani, për shembull, socialdemokratët e SPD-së, pjesë e së cilës është Klingbeil, mbështesin taksën, ndërsa CDU-ja e kancelarit Friedrich Merz është kundër saj.
Diskutimi pritet të rikthehet në qendër të vëmendjes në takimin e ardhshëm të ministrave të Financave të BE-së në Dublin.
Pensionet, si kanë ndryshuar ndër vite? - Në 5 vjet, 28 euro më shumë për qytetin dhe 25 euro për fshatin
Skema e pensioneve po përballet me një presion më të lartë si për nga numri i pensionistëve por edhe nga nevoja e vazhdueshme për rritjen e masës së......
Shqipëria shton blerjet e krerëve të gjallë nga jashtë/ Korriku sjell një nga faturat më të larta historike, mbi 3 mijë tonë në një muaj
Importet e kafshëve të gjalla u rritën ndjeshëm gjatë korrikut, duke u ngjitur pranë niveleve më të larta historike. Vetëm brenda një muaji, Shqipëria......
Ministria e Mbrojtjes: 33 vatra zjarri të raportuara, 6 vijojnë aktive
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 10 të tjera mbahen nën mbikëqyrje, njoftoi......
Pse e duan të huajt Shqipërinë? Mbi gjysma e lejeve, për punësim. India dhe Filipinet me rritjen më të fortë
Numri i të huajve që jetojnë me leje qëndrimi në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, i nxitur kryesisht nga ardhja për punë dhe nga shtetasit e......
Rritet prodhimi në serra, 2025 me shifrën më të lartë/ Brenda gjashtë viteve prodhimi është shtuar me afro 38 mijë ton
Prodhimi bujqësor në serra ka vijuar të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme në Shqipëri, duke shënuar rritje në çdo vit të periudhës 2019–2025. Të dhënat......
SmartLab-et, nën testin e arritjeve - Banka Botërore: Teknologjia nuk garanton rezultate më të mira
Mbi 70 mijë nxënës në Shqipëri janë përfshirë në mësimin përmes 216 laboratorëve inteligjentë SmartLab, por përtej shtrirjes së programit, mbetet ende......
SHBA do paguajë 725 USD milionë për OKB - Shifra përfaqëson rreth 20% të borxhit total prej 4 miliardë USD
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka informuar Kongresin se do t’i paguajë rreth 725 milionë dollarë Kombeve të Bashkuara, një veprim që......
Si i ndryshoi reforma kapacitetet financiare të bashkive? - Raporti/ U thellua diferenca midis njësive. Burimet njerëzore, “sfidë” për shërbimet
Reforma administrativo-territoriale e vitit 2014 vlerësohet të ketë pasur një ndikim të fortë pozitiv në rritjen e kapaciteteve financiare të......

