Shqipëria Postuar më 6 Tetor 2025, 13:57

Prezantohet struktura dhe zv/kryetarët e rinj të Bashkisë Fier - Zv/kryeministrja, Belinda Balluku: Qytetarët, më afër administratës lokale

Nga Fabjona Pasho

Prezantohet struktura dhe zv/kryetarët e rinj të Bashkisë Fier

Tashmë Bashkia e Fierit ka një strukturë të re, si dhe katër nënkryetarë të rinj.

Në prezantimin e tyre ishte e pranishme zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila u shpreh se qytetarët do të jenë më afër administratës lokale.

“Duhet thënë që Fieri ka ndryshuar katërciprisht dhe është normale që ti sa më shumë punon, sa më shumë ngre, aq më shumë rritet kërkesa e qytetarëve. Për këtë arsye, duhet një riorganizim i thellë dhe një ndarje e mirë e detyrave, dixhitalizimi i proceseve të bashkisë së Fierit dhe mbi të gjitha transparencë për qytetarët, diçka që kërkohet kudo sot në administratën publike dhe lokale. Besoj që me grupin e nënkryetarëve për Armandon puna do të jetë më e thjesht, territoret do të jenë më të mbuluara dhe qytetarët do të jenë më afër administratës lokale”.

Procesi i riorganizimit të disa bashkive të vendit nisi në muajin korrik të këtij viti dhe tashmë është finalizuar.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat