Komisioneri Dervishi: Rritje e ndjeshme e transparencës, ligji i ri për të dhënat personale forcon më tej mbrojtjen!
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, paraqiti sot në Komisionin e për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2024, duke evidentuar progresin e ndjeshëm në forcimin e transparencës së autoriteteve publike, avancimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit europian.
“Situata e transparencës në autoritetet publike reflekton përmirësim të dukshëm. Qytetarët shqiptarë janë bërë më aktivë në ushtrimin e së drejtës për informim, siç tregojnë të dhënat e vetëdeklarimit të institucioneve,” – theksoi Komisioneri Dervishi, duke nënvizuar se kërkohet më shumë transparencë proaktive dhe përgjegjshmëri nga çdo autoritet publik.
Transparenca proaktive e institucioneve publike: përmirësimi më i madh ndër vite
Raporti evidenton se gjatë vitit 2024, 331 autoritete publike kanë publikuar programin e transparencës, 335 kanë caktuar koordinatorin dhe 318 kanë funksionalizuar regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve.
Në përfundim të monitorimit vjetor, 45% e autoriteteve qendrore dhe të varësisë u klasifikuan me transparencë të lartë proaktive, duke shënuar rritje nga 38% në vitin 2023, ndërsa njësitë e vetëqeverisjes vendore përmirësuan ndjeshëm performancën, me rritje nga 29% në 41%.
“Këto rezultate tregojnë se transparenca nuk është më një detyrim formal, por po shndërrohet në kulturë institucionale. Megjithatë, ende ka nevojë për përmirësime në publikimin e informacionit dhe në reagimin ndaj kërkesave të qytetarëve,” – u shpreh Dervishi.
Zyra e Komisionerit administroi 1,025 ankesa gjatë vitit 2024, një shifër pak më e ulët se një vit më parë, çka lidhet me përmirësimin e përgjithshëm të qasjes dhe transparencës.
Mbrojtja e të dhënave personale: Ligji i ri nr. 124/2024 në përputhje të plotë me standardet e BE-së
Një ndër momentet më të rëndësishme të vitit ishte miratimi nga Kuvendi, në dhjetor 2024, i ligjit të ri nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i cili përafron plotësisht legjislacionin shqiptar me Rregulloren e Përgjithshme Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Direktivën për organet ligjzbatuese (Direktiva e Policisë).
“Ky ligj modern përbën një hap të madh përpara në mbrojtjen e privatësisë dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë. Ai është gjithashtu një kusht kyç në kuadër të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian,” – deklaroi Komisioneri.
Gjatë vitit 2024, Zyra e Komisionerit trajtoi 455 ankesa për cënimin e të dhënave personale dhe zhvilloi 77 hetime administrative, kryesisht në sektorët e arsimit, shëndetësisë, turizmit dhe bankave.
Në përfundim të procedurave, u dhanë 68 sanksione administrative, si dhe rekomandime unifikuese për përmirësimin e masave të sigurisë dhe respektimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave.
Forcimi i rolit mbikëqyrës dhe ndërkombëtar
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Zyra e Komisionerit ka zhvilluar procesin e parë monitorues pranë sistemit të prokurorisë shqiptare dhe SPAK, në kuadër të detyrimeve që burojnë nga bashkëpunimi me Eurojust.
“Ky proces përbën një moment të rëndësishëm për forcimin e integritetit institucional dhe për garantimin e mbrojtjes së të dhënave personale edhe në sistemin e drejtësisë,” – theksoi Dervishi.
Zyra e Komisionerit ka vijuar një rol aktiv në arenën ndërkombëtare, duke qenë anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit.
Rritje e ndërgjegjësimit dhe forcim i kapaciteteve
Komisioneri Dervishi theksoi domosdoshmërinë për ndërgjegjësim më të madh institucional dhe publik, trajnime të vazhdueshme dhe forcim të sistemeve të informacionit në të dy fushat – të drejtën për informim dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit, Zyra e Komisionerit ka realizuar plotësisht të gjitha detyrimet e lëna, duke dhënë mendime për 64 akte ligjore e nënligjore dhe 40 opinione për çështje të ndryshme të kontrolluesve publikë dhe privatë.
“Transparenca dhe mbrojtja e të dhënave personale janë dy shtylla thelbësore të një shteti demokratik dhe të drejtë. Raporti ynë tregon qartë se jemi në rrugën e duhur, por kërkon angazhim të vazhdueshëm, bashkëpunim institucional dhe ndërgjegjësim publik për t’i bërë këto parime realitet në çdo nivel të administratës,” – përmbylli raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, Komisioneri Besnik Dervishi.

Njoftimet për debitorët e taksave vendore në e-albania - Synohet më shumë transparencë dhe efikasitet
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore bën me dije se tashmë njoftimet dhe kërkesat për pagesë që u drejtohen debitorëve nuk do të dërgohen......

Shpallen fituesit e çmimit “Nobel” në mjekësi - Brunkow, Ramsdell dhe Sakaguchi për "zbulimet në tolerancën imunitare periferike"
Shkencëtarët Mary Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi fituan Çmimin Nobel për Fiziologji ose Mjekësi 2025 për "zbulimet e tyre në lidhje me......

Kritere të reja për produktet me ndikim në energji - Synohet kursimi dhe ulja e emetimeve, përjashtohen automjetet
Çdo produkt me ndikim në energji duhet të përmbushë kërkesat e projektimit ekologjik, të kenë markimin me shenjën CE si dhe deklaratën e konformitetit.......

Nis viti i ri akademik 2025-2026 - Kumbaro: Koha të rishikojmë ligjin e arsimit të lartë
Nisi këtë të hënë viti I ri akademik 2025-2026 në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend, me 19,671maturantë të regjistruar deri më tani.......

Si do ndikonte zhvlerësimi i lekut në borxhin publik? - Skenarët/ Ndryshim 15-30% e kursit të këmbimit
Mbiçmimi i lekut kundrejt euros që prej Janarit të vitit 2024 dhe në vijim ka sjellë përfitime sa i takon borxhit publik të qeverisë, duke e bërë atë më të......

Inovacioni, Shqipëria e 67-ta në botë/ Raporti i “WIPO”: Rritemi në indeksin e përgjithshëm, por “çalojmë” tek kapitali njerëzor e shkencor
Indeksi Global i Inovacionit 2025, tashmë në edicionin e tij të 18-të, mat performancën e inovacionit në rreth 140 ekonomi dhe zbulon 100 grupimet kryesore......

Nga kreditë dhe llogaritë studentore, te kartat bankare - Cilat janë instrumentet financiare që po përdoren për të mbështetur studentët?
Nga kreditë te llogaritë studentore, bankat tregtare në bashkëpunim me universitetet janë përpjekur gjatë viteve që të rrisin mbështetjen e tyre ndaj......

Thellohet kriza politike në Francë - Kryeministri Lecornu jep dorëheqjen pas emërimit të kabinetit qeveritar
Kryeministri i ri i Francës, Sebastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, vetëm 14 orë pas emërimit të kabinetit të ri. Dorëheqja e shpejtë ishte e papritur dhe e......