Shqipëria Postuar më 6 Tetor 2025, 14:00

Cilat janë kostot e riciklimit drejt tregut europian? - Baltëza: Problem ndarja e mbetjeve në burim, ligji ekziston që në 1995

Nga Diamila Leka

Cilat janë kostot e riciklimit drejt tregut europian? - Baltëza:

Sektori i riciklimit në Shqipëri mbetet një nga sektorët që has vështirësi në përmbushjen e standardeve të BE. Në një intervistë për Scan Tv, një ndër operatorët me përvojë në fushën e riciklimit Bardhyl Baltëza, u shpreh se problemi kryesor mbetet mënyra e menaxhimit të mbetjeve në burim.

Bardhyl Baltëza- Riciklues: 

“E para në shqipëri ka një të keqe të madhe. Nuk është industria e riciklimit ajo që duhet riparuar. Mbetjet urbane nuk ndahen sipas llojit. Megjithëse ligji është që në ’95, që mbetjet duhet të ndahen, por këtu mungon. Dhe bën që cilësia të jetë më e vështirë. Ky është problemi kryesor në Shqipëri që bashkitë, pushteti lokal duhet të bëj ndarjen në burim të mbetjeve urbane”.

Ndërkohë, një tjetër pengesë që i bën operatorët shqiptarë më pak konkurrues në tregun ndërkombëtar është kostoja e lartë e riciklimit.

“Këtu ka vetëm një problem kryesor, ne kemi eksportuar në Itali, në Greqi, Kosovë, Ballkan, para 5 vitesh kemi eksportuar edhe në Amerikë karton. Problemi është një, kostot e riciklimit në Shqipëri janë shumë të larta në krahasim me kostot e riciklimit të komunitetit europian. Në përgjithësi komuniteti europian, si lëndë ngrohëse punohet o me gaz natyral, ose gas natyral LPG. Këtu ka një ndryshim shumë të madh, nëse gazi natyral ose LPG në komunitetin europian kushton 400euro, ne paguajmë 800.”

Sipas tij, impiantet shqiptare të riciklimit mund të përmbushin standardet e BE-së, por një ndër problematikat është digjitalizimi i tyre.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat