Scan Life Postuar më 7 October 2026, 12:45

Zbulohet Nobeli i Kimisë - Kagan dhe Soai nderohen për punën themelore në sintezën organike asimetrike

Nga Edel Strazimiri

Zbulohet Nobeli i Kimisë - Kagan dhe Soai nderohen për punën

Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai janë fituesit e Çmimit Nobel në Kimi për vitin 2026, njoftoi të mërkurën Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Dy studiuesit u vlerësuan për “zbulimin e efekteve jolineare dhe autokatalizës në sintezën organike asimetrike”, një fushë që lidhet me mënyrën se si krijohen molekula me struktura të ndryshme, por me përbërje kimike të ngjashme.

Kryetari i Komitetit Nobel për Kiminë, Heiner Linke, e përshkroi çmimin si një vlerësim për “kiminë themelore”. Ai shpjegoi se shumë molekula ekzistojnë në dy versione që janë imazhe pasqyre të njëra-tjetrës, njësoj si dora e majtë dhe e djathtë e njeriut. Këto molekula njihen si kirale, nga fjala greke për dorën.

Çmimi i Kimisë është i treti që shpallet gjatë Javës së Nobelit 2026, pas çmimeve për Mjekësinë dhe Fizikën të shpallura të hënën dhe të martën.

Kagan dhe Soai do të marrin medaljet Nobel nga Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustaf në ceremoninë që do të zhvillohet në Stokholm më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit.

Fituesit do të ndajnë mes tyre edhe çmimin prej 12 milionë koronash suedeze, rreth 1.2 milionë dollarë. Çmimi Nobel në Kimi është dhënë që prej vitit 1901 dhe ka vlerësuar ndër vite zbulime me ndikim të madh në shkencë, përfshirë fisionin bërthamor dhe teknikat e sekuencimit gjenetik.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat