Grantet e BE, 118 mln euro investime, Karakaçi: Financime në ujësjellësat e Durrësit e Tiranës

118 milionë euro do të investohen për rehabilitimin e ujësjellës-kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura në Durrës. Projekti do të mbështetet me 80 milionë euro grant nga qeveria e Francës, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet përmes financimeve të parashikuara për projektin.
“Miratuam marrëveshje dhe projekte. Marrëveshje me Francën për rehabilitimin e ujesjellësit dhe kanalizimeve të Durrësit. Kemi mbërritur në pikën finale të tij. Projekt me vlerë 118 milionë euro. Do të zgjerohet edhe impianti i trajtimit të ujrave të ndotur. Morëm lajm të mirë nga BE për alokimin e një granti 50 milionë euro edhe në Porto Romano, Spitallë dhe Shkozet. Miratuam projekt për përmirësimin e tubacioneve të ujësjellësit të Tiranës, do të bëjmë edhe instalim të matësve inteligjentë”, tha Enea Karakaçi Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në mbledhjen e Komitetit të Investimeve Strategjike, sipas ministrit, u miratuan gjithashtu dy projekte të tjera të rëndësishme në fushën e infrastrukturës dhe eficencës së energjisë.
“Në komitetin e investimeve strategjike, miratuam dy projekte të rëndësishme në qeveri i pari është përmirësimi i ujësjellësit në Bashkinë e Tiranës, jemi në bashkëfinancim me BERZH dhe vlera e projektit është rreth 80 mln euro. Një projekt tjetër është përmirësimi dhe investimi i efiçencës së energjisë në 50 shkolla publike, vlerë investimi rreth 22 mln euro”, shto Karakaçi
Nga ujësjellës-kanalizimet te eficenca energjetike në shkolla, investimet e miratuara synojnë të modernizojnë infrastrukturën publike dhe të përmirësojnë shërbimet bazë. Në fokus mbetet edhe mobilizimi i fondeve europiane dhe ndërkombëtare për projekte me ndikim afatgjatë në qytete dhe komunitete.
Financim për bypass-in e Elbasanit, ministri Karakaçi: Buxhet i dedikuar në vitin 2027
Punimet për dy fazat e para të Bypass-it të Elbasanit kanë hyrë në zbatim, ndërsa qeveria paralajmëron vijimin e financimit të fazave të tjera edhe gjatë......
Politika monetare, Sejko: Prania e rreziqeve forcon premisat e një reagimi në kahun shtrëngues
Edhe pse Këshilli Mbikqyrës nuk e ndryshoiu normën bazë të interesit, guvernatori Gent Sejko nuk e përjashtoi mundësinë që kjo të ndodhë së shpejti. Sipas tij......
Bizneset kërkojnë 21 mld lekë - Ibrahimaj: Mbi 1 mijë kërkesa, 35 kredi të miratuara deri tani
Mbi 1 mijë kërkesa janë paraqitur nga bizneset që prej lançimit të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” në korrik, ndërsa deri tani 35 biznese kanë marrë......
Prokurimet publike ndryshojnë sistem - Ibrahimaj: Fondet do të gjurmohen nga tenderi deri te fiskalizimi
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se qeveria po përgatit një sistem më të centralizuar......
Çfarë sjell grupi i ri? - Monitorim, të dhëna dhe koordinim në rast krizash furnizimi me naftë
Krijimi i një Grupi Koordinues për Naftën për vendet e Komunitetit të Energjisë nuk nënkupton krijimin e një rezerve të përbashkët rajonale dhe as një......
Ballkani koordinohet për naftën - Grup i ri lidhet me mekanizmin europian për rezervat emergjente
Komuniteti i Energjisë po krijon një Grup Koordinues për Naftën, një mekanizëm të ri që synon të forcojë koordinimin mes vendeve anëtare në rast krizash të......
Hekurudha, më shumë kontrata - Verdho: 25 nënkontraktorë në Tiranë-Durrës-Rinas, mundësi të reja nga projektet e tjera
Projektet për modernizimin e hekurudhave në Shqipëri pritet të krijojnë mundësi për përfshirjen e shumë kompanive, përmes kontraktimit dhe nënkontraktimit të......
Ari në rrezik? - Forcimi i dollarit dhe pritja për sinjalet e Fed shtojnë presionin mbi metalin e çmuar
Ari pësoi rënie këtë të mërkurë, pasi forcimi i dollarit dhe pritshmëritë për politikën e Rezervës Federale shtuan presionin mbi metalin e çmuar. Ari spot......

