Prokurimet publike ndryshojnë sistem - Ibrahimaj: Fondet do të gjurmohen nga tenderi deri te fiskalizimi

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se qeveria po përgatit një sistem më të centralizuar dhe transparent për prokurimet publike.
Sipas Ibrahimajt, modeli i ri do të lidhet edhe me përdorimin e inteligjencës artificiale në prokurimet publike, sistem për të cilin qeveria ndodhet në fazat e fundit të finalizimit. Përdorimi i tij pritet të nisë brenda vjeshtës së këtij viti.
Një tjetër element i rëndësishëm është zgjerimi i informacionit që qytetarët do të mund të aksesojnë përmes platformës “PasqyraAlbania”. Përveç të dhënave mbi procedurat dhe përfundimin e tenderëve, synohet që të bëhet i aksesueshëm edhe informacioni mbi zbatimin e kontratave publike.
Modeli i prezantuar në mbledhjen e qeverisë parashikon gjithashtu një rol më të madh për Operatorin e Blerjeve të Përqendruara në zhvillimin e procedurave të prokurimit.
Në të njëjtën kohë, do të sinkronizohen sistemet e Ministrisë së Financave, Agjencisë së Prokurimit Publik, Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe sistemet që lidhen me zbatimin e kontratave.
Ky integrim do të shtrihet deri te sistemet e fiskalizimit, me synimin që gjurmimi i fondeve publike të jetë i mundur gjatë gjithë procesit.
“Në çdo moment, fondet publike do të jenë të gjurmueshme, të kontrollueshme dhe transparente”, deklaroi Ibrahimaj, duke e lidhur reformën me rritjen e transparencës dhe aksesit të qytetarëve mbi përdorimin e parave publike.
Çfarë sjell grupi i ri? - Monitorim, të dhëna dhe koordinim në rast krizash furnizimi me naftë
Krijimi i një Grupi Koordinues për Naftën për vendet e Komunitetit të Energjisë nuk nënkupton krijimin e një rezerve të përbashkët rajonale dhe as një......
Ballkani koordinohet për naftën - Grup i ri lidhet me mekanizmin europian për rezervat emergjente
Komuniteti i Energjisë po krijon një Grup Koordinues për Naftën, një mekanizëm të ri që synon të forcojë koordinimin mes vendeve anëtare në rast krizash të......
Hekurudha, më shumë kontrata - Verdho: 25 nënkontraktorë në Tiranë-Durrës-Rinas, mundësi të reja nga projektet e tjera
Projektet për modernizimin e hekurudhave në Shqipëri pritet të krijojnë mundësi për përfshirjen e shumë kompanive, përmes kontraktimit dhe nënkontraktimit të......
Ari në rrezik? - Forcimi i dollarit dhe pritja për sinjalet e Fed shtojnë presionin mbi metalin e çmuar
Ari pësoi rënie këtë të mërkurë, pasi forcimi i dollarit dhe pritshmëritë për politikën e Rezervës Federale shtuan presionin mbi metalin e çmuar. Ari spot......
Pushime më lirë? Borshi, Shëngjini e Saranda ofrojnë alternativa më të përballueshme jashtë pikut
Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për udhëtarët me buxhet të kufizuar, por rritja e kërkesës gjatë muajve të verës po i shtyn turistët të kërkojnë......
Zbulohet Nobeli i Kimisë - Kagan dhe Soai nderohen për punën themelore në sintezën organike asimetrike
Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai janë fituesit e Çmimit Nobel në Kimi për vitin 2026, njoftoi të mërkurën Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave. Dy......
Euro drejt 1.10 USD? - Kriza franceze dhe energjia e shtrenjtë shtojnë presionin mbi monedhën
Euroja po përballet me një valë të re presioni dhe ka zbritur në nivelin më të ulët në 17 muaj, ndërsa investitorët po shtojnë bastet për një dobësim të......
Zgjerohet tregu i sigurimeve - AMF: Primet u shtuan me 2.4%, por kompanitë përballen me rritje më të shpejtë të dëmeve
Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka vijuar të zgjerohet gjatë tetë muajve të parë të vitit, por pas kësaj ecurie qëndrojnë disa faktorë që kanë ndryshuar si të......

