Shqipëria Postuar më 7 October 2026, 12:26

Zgjerohet tregu i sigurimeve - AMF: Primet u shtuan me 2.4%, por kompanitë përballen me rritje më të shpejtë të dëmeve

Nga Ledina Elezi

Zgjerohet tregu i sigurimeve - AMF: Primet u shtuan me 2.4%, por kompanitë

Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka vijuar të zgjerohet gjatë tetë muajve të parë të vitit, por pas kësaj ecurie qëndrojnë disa faktorë që kanë ndryshuar si të ardhurat e kompanive, ashtu edhe nivelin e dëmeve të paguara.

Në periudhën janar-gusht, primet e shkruara bruto u rritën me rreth 2.4%, ndërsa dëmet e paguara u shtuan me mbi 9%. Pra, ritmi i rritjes së dëmeve ka qenë dukshëm më i lartë se ai i primeve.

Një nga faktorët kryesorë lidhet me sigurimet motorike. Sipas të dhënave, dinamika e tyre është ndikuar nga zbatimi i faktorit të riskut “Historiku i dëmeve”, të përcaktuar në rregulloren përkatëse. Në të njëjtën kohë, sigurimet motorike vijojnë të dominojnë tregun Jo-Jetë.

Këto zhvillime janë reflektuar edhe te dëmet. Në sigurimet motorike, dëmet e paguara u rritën me mbi 9%, duke treguar një presion më të madh mbi kompanitë e sigurimit.

Edhe te sigurimet vullnetare, rritja e dëmeve është ndikuar nga zhvillimet në sigurimet ndaj zjarrit dhe forcave të natyrës, ndërsa rritja në klasat e aksidenteve dhe shëndetit dhe të përgjegjësisë civile është kompensuar kryesisht nga rënia në sigurimet ndaj zjarrit, forcave të natyrës dhe dëmtimeve të tjera në pronë.

Ndërkohë, te sigurimet e Jetës, rritja e dëmeve lidhet kryesisht me kontratat e produktit Flexi Plan dhe jetë debitori, ndërsa ecuria e primeve është ndikuar edhe nga performanca e produkteve të lidhura me kreditimin dhe dinamika e kontratave në grup.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, të dhënat e muajve të fundit tregojnë një stabilizim të aktivitetit të dëmeve. Si numri i rasteve, ashtu edhe vlera e pagesave kanë ruajtur nivele relativisht të qëndrueshme, duke dhënë sinjale për një ecuri më të stabilizuar të tregut në pjesën tjetër të vitit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat