Shqipëria Postuar më 7 October 2026, 12:23

Inovacioni, Shqipëria e 79-ta/ Raporti i WIPO: Institucionet më mirë, kërkimi shkencor mbetet sfidë

Nga Scan TV

Inovacioni, Shqipëria e 79-ta/ Raporti i WIPO: Institucionet më

Indeksi Global i Inovacionit 2026, tashmë në edicionin e tij të 19-të, mat performancën e inovacionit në 139 ekonomi dhe evidenton 100 grupimet kryesore të inovacionit në botë. Raporti, i publikuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), analizon ndër të tjera institucionet, arsimin dhe kërkimin, infrastrukturën, tregun, biznesin, teknologjinë dhe kreativitetin.

Në edicionin e këtij viti, Shqipëria renditet në vendin e 79-të në botë, me 28.3 pikë. Profili i vendit paraqitet i ndryshëm sipas shtyllave të indeksit, me rezultate më të mira në disa fusha dhe dobësi të dukshme në të tjera. 

Pozicionin më të mirë Shqipëria e regjistron te institucionet, ku renditet e 45-ta, ndërsa në infrastrukturë zë vendin e 52-të. Brenda kësaj kategorie, vendi spikat veçanërisht te qëndrueshmëria ekologjike, ku renditet i 5-ti në botë. Shqipëria renditet gjithashtu e 14-ta për përdorimin e energjisë me karbon të ulët dhe po në vendin e 14-të për eficiencën e përdorimit të energjisë. 

Një tjetër rezultat pozitiv lidhet me lidhjet e inovacionit, ku Shqipëria pozicionohet në vendin e 38-të. Veçanërisht mirë paraqitet treguesi për zhvillimin e grupimeve të bizneseve dhe inovacionit, ku vendi renditet i 9-ti në botë. Edhe flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte vlerësohen pozitivisht, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e 15-të. 

Dobësitë kryesore vijojnë të lidhen me kapitalin njerëzor dhe kërkimin, ku Shqipëria renditet e 93-ta. Shpenzimet për kërkim dhe zhvillim llogariten në vetëm 0.2% të PBB-së, ndërsa vetë kategoria e kërkimit dhe zhvillimit pozicionohet në vendin e 96-të. Më mirë paraqitet arsimi i lartë, ku regjistrimi në universitete e vendos Shqipërinë në vendin e 17-të. 

Edhe te rezultatet e njohurive dhe teknologjisë Shqipëria mbetet më poshtë, në vendin e 84-të. Eksportet e teknologjisë së lartë renditen në vendin e 132-të, ndërsa në anën pozitive rritja e produktivitetit të punës e pozicionon vendin në vendin e 15-të. Produktet kreative e rendisin Shqipërinë në vendin e 106-të. Kliko këtu për raportin e plotë

Inovacioni, Shqipëria e 79-ta/ Raporti i WIPO: Institucionet mëInovacioni, Shqipëria e 79-ta/ Raporti i WIPO: Institucionet më

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat