VKM, krijohet “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, likujdon shoqëritë tregtare me kapital shtetëror

Ndër vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është edhe krijimi shoqërisë tregtare shtetërore “Operatori i Shoqërive Shtetërore” e cila likujdon shoqëritë tregtare me kapital shtetëror. Sipas vendimit kompania e re krijohet me një kapitali fillestar prej njëqind milionë lekë. Shoqëria e re është në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit e cila njëkohësisht procedon edhe për shoqëritë tregtare me kapital shtetëror në likuidim.
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E AKTIT TË THEMELIMIT DHE STATUTIT TË SHOQËRISË TREGTARE SHTETËRORE “OPERATORI I SHOQËRIVE SHTETËRORE”, SH.A., SI DHE PËRCAKTIMIN E KAPITALIT FILLESTAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 7 të nenit 7 dhe të nenit 8 të ligjit nr. 79/2026, “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e aktit të themelimit dhe të statutit të shoqërisë “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, sh.a., të krijuar në zbatim të nenit 7, të ligjit nr.79/2026, “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”, sipas shtojcave nr.1 dhe nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Kapitali fillestar i shoqërisë tregtare shtetërore është 100 000 000 (njëqind milionë) lekë dhe përballohet nga buxheti i shtetit, alokuar për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.
3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, shoqëria “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, sh.a., dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror në likuidim, subjekt i ligjit nr.79/2026, “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Koman–Pukë–Fushë Arrëz, ARRSH projekton rehabilitimin së shpejti të aksit 55 km
Një aks i rëndësishëm rrugor në veri hyn në fazën e projektimit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën për Kryqëzimi Koman–Pukë–Fushë Arrëz, një......
Nis “Rruga e Maleve”, Koplik-Theth, hapet gara për projektimin e aksit 65 kilometra
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për projektimin e aksit Koplik–Razëm–Bogë–Theth, një rrugë rreth 65 kilometra e gjatë që lidh Koplikun me disa......
Grantet e BE, 118 mln euro investime, Karakaçi: Financime në ujësjellësat e Durrësit e Tiranës
118 milionë euro do të investohen për rehabilitimin e ujësjellës-kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura në Durrës. Projekti do të mbështetet me 80......
Financim për bypass-in e Elbasanit, ministri Karakaçi: Buxhet i dedikuar në vitin 2027
Punimet për dy fazat e para të Bypass-it të Elbasanit kanë hyrë në zbatim, ndërsa qeveria paralajmëron vijimin e financimit të fazave të tjera edhe gjatë......
Politika monetare, Sejko: Prania e rreziqeve forcon premisat e një reagimi në kahun shtrëngues
Edhe pse Këshilli Mbikqyrës nuk e ndryshoiu normën bazë të interesit, guvernatori Gent Sejko nuk e përjashtoi mundësinë që kjo të ndodhë së shpejti. Sipas tij......
Bizneset kërkojnë 21 mld lekë - Ibrahimaj: Mbi 1 mijë kërkesa, 35 kredi të miratuara deri tani
Mbi 1 mijë kërkesa janë paraqitur nga bizneset që prej lançimit të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” në korrik, ndërsa deri tani 35 biznese kanë marrë......
Prokurimet publike ndryshojnë sistem - Ibrahimaj: Fondet do të gjurmohen nga tenderi deri te fiskalizimi
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se qeveria po përgatit një sistem më të centralizuar......
Çfarë sjell grupi i ri? - Monitorim, të dhëna dhe koordinim në rast krizash furnizimi me naftë
Krijimi i një Grupi Koordinues për Naftën për vendet e Komunitetit të Energjisë nuk nënkupton krijimin e një rezerve të përbashkët rajonale dhe as një......

