Shqipëria Postuar më 7 October 2026, 18:31

Nis “Rruga e Maleve”, Koplik-Theth, hapet gara për projektimin e aksit 65 kilometra

Nga Scan TV

Nis “Rruga e Maleve”, Koplik-Theth, hapet gara për projektimin

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për projektimin e aksit Koplik–Razëm–Bogë–Theth, një rrugë rreth 65 kilometra e gjatë që lidh Koplikun me disa nga zonat turistike më të rëndësishme të veriut.

Projekti është emërtuar edhe si “Rruga e Maleve”. Sot, pjesë të rëndësishme të kësaj rruge janë shumë të ngushta. Segmenti Razëm–Bogë–Theth, me gjatësi rreth 42.6 kilometra, ka në shumë zona vetëm 3.7 metra asfalt, ndërsa rruga kalon në terren të thyer malor, me kthesa të forta, pjerrësi, skarpate dhe zona ku ka rrezik nga rrëshqitjet apo rënia e materialeve.   

Projekti nuk parashikon thjesht asfaltim. Konsulenti duhet të hartojë zgjidhje për zgjerimin dhe përmirësimin e seksionit rrugor, drenazhimin, urat dhe tombinot, muret mbajtëse, skarpatet, zonat me rrëshqitje, sinjalistikën dhe barrierat e sigurisë. Objektivi është që aksi të projektohet sipas standardit F2 të rregullave teknike të rrugëve.  Aksi nis në Koplik dhe përfundon në qendër të Thethit. Ai ndahet në tre pjesë kryesore: rreth 11.4 km Koplik–Dedaj–degëzim Razëm, 11 km Dedaj–Razëm dhe 42.6 km Razëm–Bogë–Theth.  

Projekti duhet të përfundojë brenda 8 muajve. Sipas relacionit të projektit, ndërhyrja synon të shkurtojë kohën e lëvizjes, të rrisë sigurinë dhe ta bëjë rrugën më funksionale gjatë gjithë vitit, duke përmirësuar njëkohësisht aksesin drejt Razmës, Bogës dhe Thethit.     

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat