Ballkani koordinohet për naftën - Grup i ri lidhet me mekanizmin europian për rezervat emergjente

Komuniteti i Energjisë po krijon një Grup Koordinues për Naftën, një mekanizëm të ri që synon të forcojë koordinimin mes vendeve anëtare në rast krizash të furnizimit me naftë.
Grupi do të fokusohet te monitorimi i tregjeve, shkëmbimi më i shpejtë i të dhënave dhe identifikimi i dobësive në zinxhirin e furnizimit. Synimi është që vendet të kenë një reagim më të koordinuar kur tregu përballet me goditje.
Sipas materialit të Komunitetit të Energjisë, grupi do të krijojë gjithashtu një urë me Oil Coordination Group të Bashkimit Europian, duke afruar mekanizmat rajonalë me strukturat europiane të koordinimit.
Nisma vjen pas një viti të pazakontë për tregjet e naftës. Sipas Komunitetit të Energjisë, goditja e furnizimit në vitin 2026 ka qenë më e forta në më shumë se gjysmë shekulli, duke ekspozuar veçanërisht ekonomitë më të vogla të rajonit.
Raporti paraprak për tregun e naftës tregon se asnjë nga tetë tregjet e analizuara nuk ka arritur ende nivelin e plotë prej 90 ditësh rezervë emergjente. Për Shqipërinë, sistemi aktual parashikon 30 ditë rezerva fizike dhe 60 ditë rezerva kontraktuale, të mbajtura nga industria. Ndërkohë, gjatë vitit 2026 në Parlament ka mbërritur një projektligj për kalimin drejt një sistemi të drejtuar nga një agjenci shtetërore.
Rëndësia e koordinimit rajonal shihet edhe në rolin që vendet kanë luajtur gjatë ndërprerjeve të furnizimit. Sipas vlerësimit të raportit, Shqipëria siguroi rreth 50 deri në 60% të karburantit të Kosovës gjatë krizës së vitit 2026. Maqedonia e Veriut, ndërkohë, kishte rieksportuar rreth 330 mijë tonë drejt tregjeve fqinje në vitin 2024.
Sipas Sekretariatit, grupi i ri synon të krijojë një pamje më të përditësuar të ofertës dhe kërkesës në rajon, pasi statistikat zyrtare jo gjithmonë pasqyrojnë me shpejtësi ndryshimet në treg.
Në këtë mënyrë, vendet e Komunitetit të Energjisë synojnë të kalojnë nga reagimi i izoluar ndaj krizave drejt një sistemi më të koordinuar, me shkëmbim më të shpejtë informacioni dhe lidhje më të drejtpërdrejtë me mekanizmin europian.
Hekurudha, më shumë kontrata - Verdho: 25 nënkontraktorë në Tiranë-Durrës-Rinas, mundësi të reja nga projektet e tjera
Projektet për modernizimin e hekurudhave në Shqipëri pritet të krijojnë mundësi për përfshirjen e shumë kompanive, përmes kontraktimit dhe nënkontraktimit të......
Ari në rrezik? - Forcimi i dollarit dhe pritja për sinjalet e Fed shtojnë presionin mbi metalin e çmuar
Ari pësoi rënie këtë të mërkurë, pasi forcimi i dollarit dhe pritshmëritë për politikën e Rezervës Federale shtuan presionin mbi metalin e çmuar. Ari spot......
Pushime më lirë? Borshi, Shëngjini e Saranda ofrojnë alternativa më të përballueshme jashtë pikut
Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për udhëtarët me buxhet të kufizuar, por rritja e kërkesës gjatë muajve të verës po i shtyn turistët të kërkojnë......
Zbulohet Nobeli i Kimisë - Kagan dhe Soai nderohen për punën themelore në sintezën organike asimetrike
Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai janë fituesit e Çmimit Nobel në Kimi për vitin 2026, njoftoi të mërkurën Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave. Dy......
Euro drejt 1.10 USD? - Kriza franceze dhe energjia e shtrenjtë shtojnë presionin mbi monedhën
Euroja po përballet me një valë të re presioni dhe ka zbritur në nivelin më të ulët në 17 muaj, ndërsa investitorët po shtojnë bastet për një dobësim të......
Zgjerohet tregu i sigurimeve - AMF: Primet u shtuan me 2.4%, por kompanitë përballen me rritje më të shpejtë të dëmeve
Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka vijuar të zgjerohet gjatë tetë muajve të parë të vitit, por pas kësaj ecurie qëndrojnë disa faktorë që kanë ndryshuar si të......
Inovacioni, Shqipëria e 79-ta/ Raporti i WIPO: Institucionet më mirë, kërkimi shkencor mbetet sfidë
Indeksi Global i Inovacionit 2026, tashmë në edicionin e tij të 19-të, mat performancën e inovacionit në 139 ekonomi dhe evidenton 100 grupimet kryesore të......
Hekurudha, me standarde të BE - Muçaj: Nevojitet ngritja e kapaciteteve. Manjani: Korridori VIII, mundësi për bizneset
Përparimi i projekteve hekurudhore në Shqipëri dhe lidhja e tyre me rrjetet evropiane kërkojnë edhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve që do të......

