Bizneset kërkojnë 21 mld lekë - Ibrahimaj: Mbi 1 mijë kërkesa, 35 kredi të miratuara deri tani

Mbi 1 mijë kërkesa janë paraqitur nga bizneset që prej lançimit të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” në korrik, ndërsa deri tani 35 biznese kanë marrë miratimin për kredi me vlerë totale rreth 500 milionë lekë.
Shifrat u bënë publike nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një takimi me Kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të sipërmarrjes. Sipas saj, rreth 350 aplikime kanë përmbushur dokumentacionin e nevojshëm dhe janë përcjellë pranë bankave për shqyrtim.
Në total, rreth 400 biznese kanë hyrë deri tani në procesin e aplikimit, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 21 miliardë lekësh. Programi synon të mbështesë investimet, zgjerimin e kapaciteteve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare.
Skema ofron kredi me interes deri në 2%, maturim deri në 10 vjet dhe financim maksimal deri në 2 milionë euro. Garancia sovrane mbulon deri në 70% të kolateralit, ndërsa Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një fond prej 250 milionë eurosh për financimin e biznesit.
Ibrahimaj tha se interesimi ka ardhur nga biznese në nëntë qarqe dhe nga sektorë të ndryshëm, me një numër të konsiderueshëm aplikimesh nga aktivitetet e lidhura me prodhimin bujqësor. Garancia është e aksesueshme për të gjithë sektorët, me përjashtim të ndërtimit rezidencial dhe sektorit financiar.
Për të ndihmuar bizneset që hasin vështirësi në përgatitjen e dokumentacionit, qeveria ka ngritur edhe mekanizma këshillimi. Për bizneset rurale dhe bujqësore do të shërbejnë agropikat, ndërsa për bizneset urbane është vënë në dispozicion një fond prej rreth 8 milionë eurosh për hartimin e planeve të biznesit.
Ministrja tha se një pjesë e bizneseve kanë projekte investimi dhe plotësojnë kriteret bazë, por hasin vështirësi në hartimin e planeve që kërkohen nga bankat. Në këto raste, ato mund të mbështeten nga ekspertë të kontraktuar nga UNDP-ja, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Sipas Ibrahimajt, kërkesa për financim mund të sjellë edhe zgjerimin e garancisë sovrane. Qeveria, tha ajo, është e gatshme ta dyfishojë apo trefishojë fondin, në varësi të interesit të sipërmarrjes. Ministrja theksoi se programi do të vijojë të përshtatet përmes dialogut me bizneset, me synim mbështetjen e investimeve dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara në kuadër të integrimit europian.
Prokurimet publike ndryshojnë sistem - Ibrahimaj: Fondet do të gjurmohen nga tenderi deri te fiskalizimi
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se qeveria po përgatit një sistem më të centralizuar......
Çfarë sjell grupi i ri? - Monitorim, të dhëna dhe koordinim në rast krizash furnizimi me naftë
Krijimi i një Grupi Koordinues për Naftën për vendet e Komunitetit të Energjisë nuk nënkupton krijimin e një rezerve të përbashkët rajonale dhe as një......
Ballkani koordinohet për naftën - Grup i ri lidhet me mekanizmin europian për rezervat emergjente
Komuniteti i Energjisë po krijon një Grup Koordinues për Naftën, një mekanizëm të ri që synon të forcojë koordinimin mes vendeve anëtare në rast krizash të......
Hekurudha, më shumë kontrata - Verdho: 25 nënkontraktorë në Tiranë-Durrës-Rinas, mundësi të reja nga projektet e tjera
Projektet për modernizimin e hekurudhave në Shqipëri pritet të krijojnë mundësi për përfshirjen e shumë kompanive, përmes kontraktimit dhe nënkontraktimit të......
Ari në rrezik? - Forcimi i dollarit dhe pritja për sinjalet e Fed shtojnë presionin mbi metalin e çmuar
Ari pësoi rënie këtë të mërkurë, pasi forcimi i dollarit dhe pritshmëritë për politikën e Rezervës Federale shtuan presionin mbi metalin e çmuar. Ari spot......
Pushime më lirë? Borshi, Shëngjini e Saranda ofrojnë alternativa më të përballueshme jashtë pikut
Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për udhëtarët me buxhet të kufizuar, por rritja e kërkesës gjatë muajve të verës po i shtyn turistët të kërkojnë......
Zbulohet Nobeli i Kimisë - Kagan dhe Soai nderohen për punën themelore në sintezën organike asimetrike
Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai janë fituesit e Çmimit Nobel në Kimi për vitin 2026, njoftoi të mërkurën Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave. Dy......
Euro drejt 1.10 USD? - Kriza franceze dhe energjia e shtrenjtë shtojnë presionin mbi monedhën
Euroja po përballet me një valë të re presioni dhe ka zbritur në nivelin më të ulët në 17 muaj, ndërsa investitorët po shtojnë bastet për një dobësim të......

