Buxheti 2027, rekord? - Detajet, Malaj: Mbi 10 miliardë euro. Si do të shpërndahen

Qeveria ka nisur diskutimin e buxhetit të shtetit për vitin 2027, i cili parashikohet të tejkalojë vlerën e mbi 10 miliardë eurove, duke u fokusuar tek prioritetet që ka vendi për vitin e ardhshëm, si mbështetja e shtresave në nevojë, bujqësia dhe shëndetësia. Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka dhënë detaje nga ligji më i rëndësishëm i shtetit.
“Sa i përket buxhetit të vitit 2027, është natyrisht buxheti më i madh. Këtë herë kemi kaluar edhe nivelin e 10 miliardë eurove. Sa i përket prioriteteve për 2027, do të kemi dyfishim të pagesave për fëmijët me aftësi ndryshe, kemi njohje të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët të fëmijëve. Do aplikojmë për herë të parë duke nisur nga viti 2027 bonusin e bebeve, që do të paguhet çdo muaj. Këtë vit do bëjmë dhe përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat personale për shtresat në nevojë. Te Bujqësia do vijojmë edhe gjatë 2027 me programin e kompensimit të TVSH-së. Skema e mbështetjes direkt të fermerëve parashikohet në rritje në masën 5.3 miliardë lekë, Shëndetësia do jetë në fokus të buxhetit. Kemi bërë rritje me rreth 1 miliard lekë për financimin e barnave e pajisjeve në shërbimin e kujdesit parësor dhe dytësor. Kemi përmbushur angazhimin e 2.35 përqind të PBB si nivel buxhetimi në mbrojtje. Për MPJ, ndër prioritetet kryesore është kompletimi i misionit që kemi në Bruksel”.
Lajmi është bërë me dije pas një takimi që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me ministrat dhe funksionarë të lartë të Partisë Socialiste dhe qeverisë.
Shifër rekord legalizimesh - 28 mijë vendime në 9 muaj. Çfarë po ndodh me kartelat fizike?
Mbi 28 mijë vendime legalizimi janë dhënë vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2026 duke arritur në një shifër rekord të viteve të fundit. Gjatë dëgjesës në......
Armatimi, me gjurmim elektronik - Regjistër dhe lehtësi tatimore e doganore për subjektet e licencuara për prodhim ushtarak
Ministria e Mbrojtjes synon të përmirësojë procesin e gjurmimit të armatimit ushtarak, administrimin elektronik të të dhënave, kontrollin e zinxhirit të......
Partneritet për inovacionin - Italia dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin për startup-et
Një inkubator italo-shqiptar për startup-et synohet të ngrihet në Shqipëri, për të mbështetur zhvillimin e sipërmarrjeve inovative dhe lidhjen e tyre me......
Greqi-SHBA, aleancë në zgjerim - Rubio dhe Gerapetritis forcojnë partneritetin strategjik
Greqia dhe Shtetet e Bashkuara synojnë të thellojnë më tej partneritetin strategjik, me mbrojtjen, energjinë, investimet dhe sigurinë rajonale në qendër të......
Sánchez rikthen masat - 21 nisma urgjente pas protestave masive dhe presionit para zgjedhjeve
Qeveria spanjolle miratoi të martën 21 masa urgjente për të përballuar krizën e strehimit, pas protestave masive në të gjithë vendin dhe përplasjeve në......
BE në alarm për rafineritë - Von der Leyen kërkon plan për sigurinë energjetike, kapacitetet kanë rënë 20%
Bashkimi Europian po përballet me një dobësi në sigurinë energjetike, teksa kapacitetet e rafinimit të naftës në Europë janë tkurrur ndjeshëm vitet e fundit.......
Kosova zgjedh presidenten - Parlamenti voton Justina Shiroka Pula në prag të afatit kushtetues
Parlamenti i Kosovës ka zgjedhur ekonomisten Justina Shiroka Pulën presidente të vendit, duke shmangur zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.......
“Rritja globale nën presion” - FMN: Energjia e shtrenjtë, borxhi dhe bumi i IA kërcënojnë ekonominë
Ekonomia globale po përballet me rreziqe të reja që mund të frenojnë rritjen, për shkak të çmimeve të larta të energjisë, borxhit rekord publik dhe pasigurive......

