Kosova zgjedh presidenten - Parlamenti voton Justina Shiroka Pula në prag të afatit kushtetues

Parlamenti i Kosovës ka zgjedhur ekonomisten Justina Shiroka Pulën presidente të vendit, duke shmangur zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ajo mori 81 vota në parlamentin me 120 deputetë, vetëm një votë më shumë se minimumi i nevojshëm.
Zgjedhja u bë pak para përfundimit të afatit kushtetues. Nëse parlamenti do të dështonte të zgjidhte presidenten, vendi do të shkonte drejt zgjedhjeve të reja, siç kishte ndodhur edhe në qershor.
Pas votimit, Shiroka Pula deklaroi se detyra e re nuk i përket vetëm asaj, por të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi. Ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza u sakrifikuan. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim politik, etnik apo shoqëror”, u shpreh ajo.
Presidentja e re tha se do të punojë për unitetin, drejtësinë, zhvillimin dhe forcimin e institucioneve, ndërsa theksoi se Kosova duhet të vijojë rrugën e saj si një shtet demokratik, i sigurt dhe me orientim të qartë euroatlantik.
Zgjedhja e saj erdhi pas një marrëveshjeje mes partisë në pushtet, Vetëvendosjes së kryeministrit Albin Kurti, dhe Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me kufizimin e kompetencave të Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Hagë.
Presidenca në Kosovë ka rol kryesisht ceremonial, por zgjedhja e kreut të shtetit ka shkaktuar në të kaluarën kriza politike, pasi kërkohet një shumicë prej dy të tretash në parlament.
Shiroka Pula, e lindur në vitin 1953, është presidente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe profesore e ekonomisë. Ajo ka shërbyer edhe si ministre e Ekonomisë gjatë viteve 2008–2011.
“Rritja globale nën presion” - FMN: Energjia e shtrenjtë, borxhi dhe bumi i IA kërcënojnë ekonominë
Ekonomia globale po përballet me rreziqe të reja që mund të frenojnë rritjen, për shkak të çmimeve të larta të energjisë, borxhit rekord publik dhe pasigurive......
Ndihma shtetërore në “lupë”? - Autoriteti i Konkurrencës merr kontrollin e plotë, ngrihet regjistri
Kontrolli i instrumentit të ndihmës shtetërore do të kalojë nën përgjegjësinë e Autoriteti i Konkurrencës, si institucion ekzistues, duke përcaktuar......
Sa kushton një muaj jetesë? Familjet me fëmijë përballen me 27 mijë lekë më shumë
Sa kushton një muaj jetese për një familje në Shqipëri? Përgjigjja ndryshon ndjeshëm në varësi të numrit të anëtarëve dhe pranisë së fëmijëve. Sipas Anketës......
3,431 vendime legalizimi - Vetëm gjatë shtatorit, ASHK: Përfituesit i marrin vendimet në e-Albania
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të ditur se gjatë muajit shtator janë dhënë 3 mijë e 431 vendime legalizimi për qytetarët në të gjithë vendin. Sipas......
Bordi vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë dhe Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe Gazit ka vendosur çmimet e reja......
Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit. Qeveria: Shqipëria konfirmohet si lider në procesin e integrimit
“Rishikimi i politikave përbën një sinjal të fortë politik të mbështetjes së Bashkimit Europian për përparimin e Shqipërisë drejt objektivit strategjik......
Mbështetja për Trump në nivelin më të ulët historik, hispanikët më të pakënaqurit me republikanët
Mbështetja për Presidentin Donald Trump ka rënë në një nivel rekord të ulët ditët e fundit, pasi shumë votues hispanikë kritikuan performancën e tij në punë......
Korniza e re e mbikqyrjes, BQE: "Gërshërë" në burokracinë e bankave të vogla
Banka Qendrore Evropiane po krijon një mjedis mbikëqyrës dhe rregullator qartësisht më të favorshëm për bankat më të vogla të Evropës , duke vazhduar me një......

