3,431 vendime legalizimi - Vetëm gjatë shtatorit, ASHK: Përfituesit i marrin vendimet në e-Albania

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të ditur se gjatë muajit shtator janë dhënë 3 mijë e 431 vendime legalizimi për qytetarët në të gjithë vendin.
Sipas ASHK-së, përfituesit nuk kanë nevojë të paraqiten pranë sporteleve për të marrë dokumentin. Vendimi i Legalizimit u dërgohet direkt në profilin personal të qytetarit në portalin e-Albania, ku dokumenti është i pajisur me vulë digjitale dhe nënshkrim elektronik.
Kjo mundëson marrjen e dokumentit në mënyrë elektronike dhe shmang nevojën për tërheqjen fizike të tij pranë zyrave të Kadastrës.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar gjithashtu listat emërore të përfituesve. Qytetarët mund t’i konsultojnë ato në faqen zyrtare të institucionit, në rubrikën “Afishime”.
Listat janë të ndara sipas Drejtorive Vendore përkatëse, duke u dhënë mundësi qytetarëve të kontrollojnë nëse emri i tyre është përfshirë në vendimet e legalizimit të muajit shtator.
ASHK u bën thirrje përfituesve që të verifikojnë listat e publikuara dhe të kontrollojnë profilin e tyre në e-Albania për marrjen e vendimit elektronik.
Ndërkohë, Kadastra vijon publikimin e vendimeve të legalizimit, ndërsa procesi synon formalizimin dhe dokumentimin e pronave të përfshira në procedurat e legalizimit
Gjithashtu, qytetarët mund t’i drejtohen faqes zyrtare të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për të parë listat e plota të përfituesve dhe informacionin përkatës sipas drejtorive vendore.
Bordi vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë dhe Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe Gazit ka vendosur çmimet e reja......
Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit. Qeveria: Shqipëria konfirmohet si lider në procesin e integrimit
“Rishikimi i politikave përbën një sinjal të fortë politik të mbështetjes së Bashkimit Europian për përparimin e Shqipërisë drejt objektivit strategjik......
Mbështetja për Trump në nivelin më të ulët historik, hispanikët më të pakënaqurit me republikanët
Mbështetja për Presidentin Donald Trump ka rënë në një nivel rekord të ulët ditët e fundit, pasi shumë votues hispanikë kritikuan performancën e tij në punë......
Korniza e re e mbikqyrjes, BQE: "Gërshërë" në burokracinë e bankave të vogla
Banka Qendrore Evropiane po krijon një mjedis mbikëqyrës dhe rregullator qartësisht më të favorshëm për bankat më të vogla të Evropës , duke vazhduar me një......
Plani i ri Europian për Zgjerimin, Kos: Integrim gradual, financime nga instrumenti "Global Europe"
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, prezantoi këtë të martë në Strasburg paketën e re të Komisionit Europian për përgatitjen e Bashkimit Europian......
Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të punojë për të ardhmen
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mirëpriti Komunikimin e sotëm të Komisioneres Marta Kos mbi përgatitjen e Bashkimit Evropian për......
Taksonomia e gjelbër, zv.guvernatorja Ahmetaj: Kërkohet përgatitje edhe nga sistemi bankar
Tranzicioni drejt një ekonomie të qëndrueshme kërkon përgatitjen e njëkohshme të bizneseve, sektorit bankar dhe të gjithë ekosistemit financiar. Ky ishte......
Aksion për lavazhet: Duhet të ndërpresin përdorimin e ujit të pijshëm nga rrjeti publik
Lavazhet në të gjithë vendin kanë afat deri më 31 tetor për të ndërprerë përdorimin e ujit të pijshëm nga rrjeti publik. Për të vijuar aktivitetin, këto......

