Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të punojë për të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mirëpriti Komunikimin e sotëm të Komisioneres Marta Kos mbi përgatitjen e Bashkimit Evropian për zgjerimin me anëtarë të rinj. Në një reagim në platformën X, ministri Hoxha shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar reformat dhe për të punuar ngushtë me shtetet anëtare dhe Komisionin Evropian për një udhërrëfyes ambicioz, por realist drejt anëtarësimit. “Shqipëria është gati. Jo vetëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por edhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së tij”, u shpreh ai.
Hoxha theksoi se zgjerimi kërkon përgatitjen e të dyja palëve, si të vendeve që synojnë anëtarësimin, ashtu edhe të vetë Bashkimit Evropian. “Zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me gatishmërinë e vendeve kandidate për t’u anëtarësuar. Ai ka të bëjë po aq edhe me gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’i mirëpritur ato”, deklaroi ministri.
Sipas tij, për Shqipërinë, zgjerimi është një projekt strategjik i përbashkët, i cili forcon demokracinë dhe përmirëson jetën e qytetarëve shqiptarë, ndërsa kontribuon edhe në sigurinë, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë demokratike të Evropës. Në këtë kuadër, ministri rikonfirmoi angazhimin për përmbushjen e reformave dhe mbështetjen për integrimin gradual, përmes hapave konkretë dhe me ndikim. Duke e parë zgjerimin si pjesë thelbësore të historisë dhe të së ardhmes së Evropës, Hoxha nënvizoi se ky proces e bën kontinentin më të fortë dhe më të bashkuar. “Për një Evropë më të fortë në shtëpi. Një Evropë më të fortë në botë”, përfundoi reagimin e tij ministri Hoxha.
Taksonomia e gjelbër, zv.guvernatorja Ahmetaj: Kërkohet përgatitje edhe nga sistemi bankar
Tranzicioni drejt një ekonomie të qëndrueshme kërkon përgatitjen e njëkohshme të bizneseve, sektorit bankar dhe të gjithë ekosistemit financiar. Ky ishte......
Aksion për lavazhet: Duhet të ndërpresin përdorimin e ujit të pijshëm nga rrjeti publik
Lavazhet në të gjithë vendin kanë afat deri më 31 tetor për të ndërprerë përdorimin e ujit të pijshëm nga rrjeti publik. Për të vijuar aktivitetin, këto......
Numri i banorëve në moshë pune, Tirana del mbi mesataren europiane
Më 1 janar 2025, 58.3% e popullsisë së Bashkimit Europian ishte në moshë pune, e përcaktuar si grupmosha 20 deri në 64 vjeç. Në Shqipëri, situata ndryshon......
Kufizime në Tunelin e Krrabës - Punimet e pastrimit nisin më 7 tetor dhe zgjasin për 20 ditë
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Tunelin e Krrabës do të zhvillohen punime për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të tunelit. Ndërhyrja do të nisë të......
2027, objektivi për BE - Bergner: Çdo hap duhet të çojë Shqipërinë drejt integrimit
Shqipëria kërkon të përshpejtojë rrugën drejt Bashkimit Europian, me një objektiv të qartë, mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave deri në fund të......
30 vite shtesë për Vaun e Dejës - Investimet në energji, 82.39 mln euro për rehabilitimin e hidrocentralit dhe konviktet
Rehabilitimi i hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe rinovimi i konvikteve universitare me eficiencë energjie kanë hyrë në diskutim në komisionet......
Durrësi mbetet më lirë se rajoni/ Çmimet e pronave në rritje, por sërish një alternativë ekonomike
Tregu i pasurive të paluajtshme në Durrës vijon të jetë aktiv në vitin 2026, por rritja e shpejtë e çmimeve dhe shtimi i apartamenteve të reja në treg po u......
Hekurudha i “besohet” privatit / Tiranë-Durrës-Rinas, konsultime me kompani të huaja për operimin e trenave
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zhvilluar një takim konsultativ për përgatitjen e Kontratës së Shërbimit Publik për transportin hekurudhor të......

