Numri i banorëve në moshë pune, Tirana del mbi mesataren europiane

Më 1 janar 2025, 58.3% e popullsisë së Bashkimit Europian ishte në moshë pune, e përcaktuar si grupmosha 20 deri në 64 vjeç. Në Shqipëri, situata ndryshon ndjeshëm nga një qark në tjetrin, me Tiranën dhe Dibrën që rezultojnë mbi ose pranë këtij niveli.Sipas të dhënave, Tirana ka përqindjen më të lartë të popullsisë në moshë pune në vend, me 60.5%, duke e kaluar me më shumë se dy pikë përqindje mesataren e BE-së. Pas saj renditet Dibra me 58.5%, ndërsa pranë mesatares europiane janë edhe qarqet e tjera.
Durrësi ka 58.2% të popullsisë në moshë pune, ndërsa Elbasani 58%. Në Kukës kjo përqindje arrin në 58.1%. Këto nivele tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së këtyre qarqeve i përket grupmoshës që konsiderohet aktive në moshë pune.Në anën tjetër, qarqet e jugut dhe jugperëndimit kanë përqindje më të ulëta. Gjirokastra regjistron vetëm 54.1% të popullsisë në moshë pune, e ndjekur nga Vlora me 54.2% dhe Fieri me 55.2%.Diferencat mes qarqeve lidhen edhe me strukturën demografike të popullsisë, veçanërisht me peshën që zënë grupmoshat e ndryshme. Një përqindje më e ulët e popullsisë në moshë pune nënkupton një peshë më të madhe të grupmoshave jashtë këtij intervali.
Në nivel europian, dallimet rajonale janë edhe më të dukshme. Në 39 rajone të BE-së, të paktën 63% e popullsisë ishte në moshë pune. Pjesa më e madhe e tyre ndodheshin në Gjermani, ndërsa në këtë grup përfshiheshin edhe rajone ishullore të Spanjës, si dhe disa rajone kryeqytetase dhe zonat përreth tyre.Në të kundërt, në 189 rajone të BE-së, më pak se 55% e popullsisë ishte në moshë pune. Këto zona ishin kryesisht rurale dhe përfshinin pjesë të Portugalisë, Francës rurale, Gjermanisë lindore, si dhe territore në Bullgari, Greqi dhe vendet nordike të BE-së.
Në gjashtë rajone europiane, pesha e popullsisë në moshë pune zbriste edhe nën 50% të popullsisë totale.Të dhënat tregojnë se edhe brenda Shqipërisë struktura demografike nuk është e njëjtë. Ndërsa Tirana ka një përqindje më të lartë të popullsisë në moshë pune, qarqe si Gjirokastra dhe Vlora ndodhen dukshëm më poshtë, duke reflektuar ndryshimet demografike mes zonave të vendit.
Kufizime në Tunelin e Krrabës - Punimet e pastrimit nisin më 7 tetor dhe zgjasin për 20 ditë
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Tunelin e Krrabës do të zhvillohen punime për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të tunelit. Ndërhyrja do të nisë të......
2027, objektivi për BE - Bergner: Çdo hap duhet të çojë Shqipërinë drejt integrimit
Shqipëria kërkon të përshpejtojë rrugën drejt Bashkimit Europian, me një objektiv të qartë, mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave deri në fund të......
30 vite shtesë për Vaun e Dejës - Investimet në energji, 82.39 mln euro për rehabilitimin e hidrocentralit dhe konviktet
Rehabilitimi i hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe rinovimi i konvikteve universitare me eficiencë energjie kanë hyrë në diskutim në komisionet......
Durrësi mbetet më lirë se rajoni/ Çmimet e pronave në rritje, por sërish një alternativë ekonomike
Tregu i pasurive të paluajtshme në Durrës vijon të jetë aktiv në vitin 2026, por rritja e shpejtë e çmimeve dhe shtimi i apartamenteve të reja në treg po u......
Hekurudha i “besohet” privatit / Tiranë-Durrës-Rinas, konsultime me kompani të huaja për operimin e trenave
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zhvilluar një takim konsultativ për përgatitjen e Kontratës së Shërbimit Publik për transportin hekurudhor të......
Grimcat fantazmë - Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë
Fizikani belg-amerikan Francis Halzen është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Fizikë për vitin 2026, për punën e tij novatore në krijimin e një observatori që......
BE, investime në Shqipëri - Moreira de Sousa: Mbështesim sektorë si energjia, bujqësia, sektori financiar
Shqipëria është në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit europian, ndërsa në fokus tashmë janë fondet dhe zbatimi konkret i reformave. Në Tirana......
Aksidentet kushtojnë më shumë - AMF: Dëmi mesatar nga sigurimi motorik arrin 170 mijë lekë
Pas çdo aksidenti rrugor apo dëmi të mbuluar nga polica e sigurimit, shqetësimi i parë për qytetarët mbetet sa para kompenson realisht kompania e......

