Hekurudha i “besohet” privatit / Tiranë-Durrës-Rinas, konsultime me kompani të huaja për operimin e trenave

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zhvilluar një takim konsultativ për përgatitjen e Kontratës së Shërbimit Publik për transportin hekurudhor të udhëtarëve në linjën Tiranë – Durrës – Aeroporti i Rinasit. Operimi i kësaj linje parashikohet t’i besohet një kompanie private, që do të përzgjidhet përmes një procedure konkurruese, ndërsa aktualisht po punohet për përcaktimin e kushteve dhe detyrimeve që do të përmbajë kontrata.
“Ky është një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën se si e konceptojmë transportin hekurudhor. Shteti përcakton tashmë nevojën dhe standardin e shërbimit publik, ndërsa përmes një procedure konkurruese kërkohet nga tregu të gjendet zgjidhja më e përshtatshme për operimin e këtij shërbimi. Kontrata duhet të përcaktojë qartë elementet kryesore të shërbimit: volumin e shërbimit dhe train-kilometrat, oraret, mjetet lëvizëse, modelin e pronësisë ose të leasing-ut dhe financimin, mirëmbajtjen, përdorimin e depos në Shkozet, periudhën e mobilizimit, kohëzgjatjen e kontratës, mekanizmin e kompensimit dhe indeksimit, trajtimin e të ardhurave nga biletat dhe regjimin e performancës KPI-ve”, - tha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
Takimi vjen pas thirrjes për shprehje interesi që ministria publikoi pak muaj më parë, drejtuar kompanive dhe konsorciumeve ndërkombëtare me përvojë në operimin e transportit hekurudhor.
“Konsultimi me tregun, që ne po bëjmë sot, ka një rol të rëndësishëm pikërisht për këtë arsye. Nuk kërkojmë vetëm të dimë nëse ka interes për të operuar shërbimin. Duam të kuptojmë se cilat janë zgjidhjet reale të tregut për mjetet lëvizëse, financimin, mirëmbajtjen dhe mobilizimin e shërbimit. Në këtë kuadër, synimi ynë është që përvoja e operatorit të kontribuojë edhe në zhvillimin e kapaciteteve vendase dhe transferimin e njohurive, duke përfshirë personelin e Hekurudhës Shqiptare dhe veçanërisht kapacitetet e mirëmbajtjes”, - tha Karakaçi.
Punimet për rehabilitimin e linjës Tiranë–Durrës–Rinas dhe ndërtimin e stacioneve janë drejt përfundimit, ndërsa elektrifikimi parashikohet të përmbyllet brenda vitit 2027. Për linjat Vorë – Hani i Hotit dhe Durrës–Rrogozhinë, vlerësimi i ofertave është në fazën përfundimtare dhe shpallja e fituesve pritet brenda këtij viti. Paralelisht, po përgatiten projektet Rrogozhinë – Pogradec, Rrogozhinë – Fier – Vlorë, përfshirë lidhjen me Aeroportin e Vlorës, si dhe Durrës–Prishtinë. Për transportin e mallrave, parashikohet edhe lidhja hekurudhore Sukth–Porto Romano, që do të lidhë rrjetin me portin e ri.
Grimcat fantazmë - Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë
Fizikani belg-amerikan Francis Halzen është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Fizikë për vitin 2026, për punën e tij novatore në krijimin e një observatori që......
BE, investime në Shqipëri - Moreira de Sousa: Mbështesim sektorë si energjia, bujqësia, sektori financiar
Shqipëria është në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit europian, ndërsa në fokus tashmë janë fondet dhe zbatimi konkret i reformave. Në Tirana......
Aksidentet kushtojnë më shumë - AMF: Dëmi mesatar nga sigurimi motorik arrin 170 mijë lekë
Pas çdo aksidenti rrugor apo dëmi të mbuluar nga polica e sigurimit, shqetësimi i parë për qytetarët mbetet sa para kompenson realisht kompania e......
BE në udhëkryq - Reformat e vonuara rrezikojnë konkurrueshmërinë ekonomike të Europës
Bashkimi Europian ndodhet përballë një sfide të rëndësishme: të zbatojë me shpejtësi reformat që synojnë të forcojnë ekonominë dhe konkurrueshmërinë e tij,......
Rikthehet nafta e Gjirit - Eksportet arrijnë mbi 81% të niveleve para luftës
Rrjedhat e naftës nga vendet e Gjirit, duke përjashtuar Iranin, u rritën në shtator në mbi 81% të niveleve para luftës, pavarësisht sulmeve ndaj......
Mish Brazili i kontaminuar? - Salla: Gjetëm problematika. Gati plani për stabilimentet e qumështit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer mbi 68 mijë inspektime gjatë këtij viti me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore si dhe ka orientuar kontrollet në bazë......
Ku i mbajnë paratë shqiptarët? - BSH: 77.6% e depozitave janë afatgjata. Rritet pak interesi për ato me afat 1 muaj dhe 2 vjet
Pavarësisht se shumica e kursimeve të shqiptarëve mbahen të kyçura në depozita njëvjeçare dhe mbi dyvjeçare, gjatë muajit gusht pati një rritje të interesit......
Sa shpenzon një familje? INSTAT: Ushqimet kryesojnë me gati 40% të totalit. Argëtimi në rritje
Shpenzimet mesatare mujore për konsum të një njësie ekonomike familjare (NjEF), e përbërë mesatarisht nga 3,1 persona, vlerësohen në 95,227 lekë, duke shënuar......

