BE, investime në Shqipëri - Moreira de Sousa: Mbështesim sektorë si energjia, bujqësia, sektori financiar

Shqipëria është në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit europian, ndërsa në fokus tashmë janë fondet dhe zbatimi konkret i reformave. Në Tirana Connectivity Forum, Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, tha se vendi po avancon sa i përket kuadrit ligjor dhe financiar, ndërsa theksoi se mbështetja europiane do të vijojë.
“Shqipëria po avancon për integrimin, po ecën mjaft mirë përsa i përket kuadrit ligjor financiar të ardhshëm. Tani jemi në fazën e dërgimit të këtyre fondeve, do shohim mundësi të tjera për procesin e Shqiperisë në BE. Duhet një punë shumë e madhe, dhe kjo punë është dukshme deri tani. Këto objektiva mund të bëhen realitet. Vetë BE po ndryshon edhe sa i përket Ballkanit Perëndimor, ne kemi një plan B për rritjen e Ballkanit Perëndimor. Këto fonde ofrojnë mundësi, duke mbështetur sektorë si energjia, bujqësia, sektori financiar etj. Konvergjenca ekonomike përbën përparësi, dhe do ndikojë duke marrë reforma strukturore. Ky plan në nivel kombëtar që do të kompelemtohet për gjeneratën e ardhshme, është një paketë financiare për të përballur pasojat ekonomime te pandemisë. 800 mld euro fonde ndaj vendeve anëtare, që të jenë më të forta dhe të ecin me hapin e BE dhe të lënë pas efektin e pandemisë. Shumë plane që po implementohen dhe vendet po përfitojnë. Kur pashë planin e rrijtes të Ballkanit Perëndimor, kanë ngjashmëri shumë të mëdha. Konketiviteti i transportit, dhe përtej ndërtimit të korridorve, duhet të sjellë mobilitet në transport dhe kohezion. Progresi duhet të matet nëpërmjet strukturës, ndërlidhjeve ndërkombëtare dhe zbatimin e afateve. Konektiviteti digjital duhet të përkthehert në ndihmë për qytetaret dhe bizneset.”
Investimet, sipas ambasadores, nuk duhen parë vetëm si financime, por si instrumente për konvergjencën ekonomike dhe integrimin e Shqipërisë në tregun europian.
Ambasadorja nënvizoi se procesi nuk mund të mbështetet vetëm te institucionet publike, por kërkon përfshirjen e biznesit, shoqërisë civile dhe ekspertëve. Nga ana e BE-së, mbështetja teknike dhe financiare për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të vijojë paralelisht me reformat ekonomike dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Aksidentet kushtojnë më shumë - AMF: Dëmi mesatar nga sigurimi motorik arrin 170 mijë lekë
Pas çdo aksidenti rrugor apo dëmi të mbuluar nga polica e sigurimit, shqetësimi i parë për qytetarët mbetet sa para kompenson realisht kompania e......
BE në udhëkryq - Reformat e vonuara rrezikojnë konkurrueshmërinë ekonomike të Europës
Bashkimi Europian ndodhet përballë një sfide të rëndësishme: të zbatojë me shpejtësi reformat që synojnë të forcojnë ekonominë dhe konkurrueshmërinë e tij,......
Rikthehet nafta e Gjirit - Eksportet arrijnë mbi 81% të niveleve para luftës
Rrjedhat e naftës nga vendet e Gjirit, duke përjashtuar Iranin, u rritën në shtator në mbi 81% të niveleve para luftës, pavarësisht sulmeve ndaj......
Mish Brazili i kontaminuar? - Salla: Gjetëm problematika. Gati plani për stabilimentet e qumështit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer mbi 68 mijë inspektime gjatë këtij viti me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore si dhe ka orientuar kontrollet në bazë......
Ku i mbajnë paratë shqiptarët? - BSH: 77.6% e depozitave janë afatgjata. Rritet pak interesi për ato me afat 1 muaj dhe 2 vjet
Pavarësisht se shumica e kursimeve të shqiptarëve mbahen të kyçura në depozita njëvjeçare dhe mbi dyvjeçare, gjatë muajit gusht pati një rritje të interesit......
Sa shpenzon një familje? INSTAT: Ushqimet kryesojnë me gati 40% të totalit. Argëtimi në rritje
Shpenzimet mesatare mujore për konsum të një njësie ekonomike familjare (NjEF), e përbërë mesatarisht nga 3,1 persona, vlerësohen në 95,227 lekë, duke shënuar......
Në shitje mbi 100 mijë ton naftë - Albpetrol hap ankandin. Zbardhet formula e çmimit dhe si do të fitohet gara
Kompania shtetërore Albpetrol ka hapur ankandin për shitjen e 101,400 ton naftë bruto, duke rikthyer në treg një sasi të konsiderueshme të prodhimit të saj.......
BERZH investon në Bullgari - Marrëveshja synon modernizimin e transportit, energjisë dhe sektorëve strategjikë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe qeveria e Bullgarisë kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, për përgatitjen e investimeve të reja në......

