Aksidentet kushtojnë më shumë - AMF: Dëmi mesatar nga sigurimi motorik arrin 170 mijë lekë

Pas çdo aksidenti rrugor apo dëmi të mbuluar nga polica e sigurimit, shqetësimi i parë për qytetarët mbetet sa para kompenson realisht kompania e sigurimit.
Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), dëmi mesatar që u pagua për një aksident apo ngjarje të siguruar në sigurimet motorike ishte rreth 170 mijë lekë për rast në janar-gusht të këtij viti. Kjo shumë përfaqëson kompensimin tipik që kompanitë e sigurimeve paguajnë për riparime apo dëme që lidhen me automjetet.
Megjithatë, shuma ndryshon në varësi të llojit të sigurimit. Për sigurimin Kasko, që mbulon dëmet e vetë mjetit, dëmi mesatar ka arritur rreth 103 mijë lekë për rast, duke shënuar një ulje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve brenda vendit, dëmi mesatar llogaritet rreth 175 mijë lekë.
Në total, për të gjitha llojet e sigurimeve të jo-jetës, dëmi mesatar i paguar në treg rezulton rreth 111 mijë lekë për rast, pak më i lartë se një vit më parë.
Ndërkohë, nëse shohim totalin e pagesave, kompanitë e sigurimeve kanë paguar rreth 5.9 miliardë lekë dëme gjatë periudhës, pak më shumë se në janar-gusht 2025, kur pagesat arritën rreth 5.4 miliardë lekë. Pra, bëhet fjalë për një rritje prej rreth 9%.
Pjesa më e madhe e këtyre dëmshpërblimeve vjen nga sigurimet e jo-jetës, që përbëjnë mbi 92% të totalit, ndërsa sigurimet e jetës zënë vetëm një pjesë të vogël të tregut.
Sigurimi motorik mbetet segmenti kryesor i dëmshpërblimeve, për shkak të numrit të lartë të automjeteve dhe aksidenteve në qarkullim.
Pagesat e dëmeve nga kompanitë e sigurimit janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Nga rreth 3.6 miliardë lekë në vitin 2015, ato janë më shumë se dyfishuar, duke arritur mbi 8 miliardë lekë në vitin 2025.
Kjo tregon se roli i sigurimeve në mbrojtjen financiare të qytetarëve dhe bizneseve po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në ekonomi.
BE në udhëkryq - Reformat e vonuara rrezikojnë konkurrueshmërinë ekonomike të Europës
Bashkimi Europian ndodhet përballë një sfide të rëndësishme: të zbatojë me shpejtësi reformat që synojnë të forcojnë ekonominë dhe konkurrueshmërinë e tij,......
Rikthehet nafta e Gjirit - Eksportet arrijnë mbi 81% të niveleve para luftës
Rrjedhat e naftës nga vendet e Gjirit, duke përjashtuar Iranin, u rritën në shtator në mbi 81% të niveleve para luftës, pavarësisht sulmeve ndaj......
Mish Brazili i kontaminuar? - Salla: Gjetëm problematika. Gati plani për stabilimentet e qumështit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer mbi 68 mijë inspektime gjatë këtij viti me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore si dhe ka orientuar kontrollet në bazë......
Ku i mbajnë paratë shqiptarët? - BSH: 77.6% e depozitave janë afatgjata. Rritet pak interesi për ato me afat 1 muaj dhe 2 vjet
Pavarësisht se shumica e kursimeve të shqiptarëve mbahen të kyçura në depozita njëvjeçare dhe mbi dyvjeçare, gjatë muajit gusht pati një rritje të interesit......
Sa shpenzon një familje? INSTAT: Ushqimet kryesojnë me gati 40% të totalit. Argëtimi në rritje
Shpenzimet mesatare mujore për konsum të një njësie ekonomike familjare (NjEF), e përbërë mesatarisht nga 3,1 persona, vlerësohen në 95,227 lekë, duke shënuar......
Në shitje mbi 100 mijë ton naftë - Albpetrol hap ankandin. Zbardhet formula e çmimit dhe si do të fitohet gara
Kompania shtetërore Albpetrol ka hapur ankandin për shitjen e 101,400 ton naftë bruto, duke rikthyer në treg një sasi të konsiderueshme të prodhimit të saj.......
BERZH investon në Bullgari - Marrëveshja synon modernizimin e transportit, energjisë dhe sektorëve strategjikë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe qeveria e Bullgarisë kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, për përgatitjen e investimeve të reja në......
Gjermania pa emigrantë? - Mungesa e tyre do të godiste tregun e punës
Emigrantët janë bërë një pjesë thelbësore e tregut gjerman të punës dhe largimi i tyre do të krijonte boshllëqe të mëdha në ekonomi. Sipas ekspertëve, pa......

